Mjaft turiste te huaj kete vere vizitojne Shkodren

Mjaft turistë të huaj këtë verë vizitojnë Shkodrën

Ardhja e turistëve për guida ditore në Shkodër gjatë sezonit të kësaj vere, është realizuar nga një marrëveshje e nënshkruar mes agjensive turistike të Malit të Zi dhe homologeve të tyre në Shkodër.

Rritja e reklamës për atë se çfarë ofron Shkodra dhe kryesisht siguria që mbizotëron prej disa kohësh në këtë rajon, i cili më parë konsiderohej si një nga zonat më të pasigurta përsa i përket ruajtjes së rendit, ka bërë që vizitorë të shumtë nga jashtë shtetit, të dynden për të parë Veriun Shqiptar. Ato një zëri thonë se" ne jemi të impresionuar për ndryshimet që kanë ndodhur vitet e fundit. Në krahasim me një vit më parë, tani ndjehemi më të sigurt dhe përgjithësisht është më qetë. Janë edhe bukuritë natyrore që i shtyjnë të vijnë të vizitojnë Shqipërinë, thonë ata.

Sipas statistikave zyrtare, gjatë këtij sezoni veror, kanë hyrë në Shkodër rreth 30 mijë turistë të huaj. Të njëjtat burime pohojnë se vetëm nga taksa e vizës, duke mos përmëndur shpenzimet e tjera, shteti shqiptar ka përfituar mbi 25 mijë euro. Gjithësesi rritja e konsiderueshme e fluksit të turistëve të huaj, për në metropolin më të madh verior shqiptar Shkodrën, mbetet e veçanta e kësaj stinë-vere të nxehtë.

Marre nga : DW - World.de


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama