Miss Globe International

Miss Globe International

Miss Globe International vjen në Shqipëri në një spektakël të vërtetë që premton surpriza pafund. 56 vende nga i gjithë globi i janë bashkuar Deliart Asociation për të marrë pjesë në konkursin që organizohet në 1 tetor. Prej 4 vjetësh Petri Bozo ka sjëllë në Shqipëri një frymë të re në gjithë atë çka përgatitet dhe serviret për publikun. Aktiviteti do të finalizohet në kryeqytet, por për dy javë me radhë konkurentët, drejtorët nacionalë, janë të angazhuar në një tur lëvizjesh në veriun shqiptar në bregdet. Vajzat e para shkelin tokën shqiptare në datën 14 Shtator për të qendruar deri në datën 19 në hotel "Rogner" e ku më pas do të nisin turin e përgatitur. Sipas organizatorit të këtij evenimenti Petri Bozo, vajzat do të kenë mundësi të njihen me vende turistike dhe historike dhe në të njëjtën kohë edhe me ndryshimet dhe investimet e bëra në Shqipëri. "Disa prej drejtorëve nacionalë kanë qenë prezent edhe më parë në këtë eveniment dhe janë njohur me jugun e vendit, kështu që këtë vit hapësira që i jepet veriut është kuruar me mjaft kujdes."- tregon ai.

Udhëtimi
Për tetë ditë, pas qëndrimit të tyre në "Rogner" vajzat do të udhëtojnë në veri dhe bregdet ku më pas do të kthehen në Tiranë për të vizituar muzeumet, galeritë, do të takohen me personazhe të njohur dhe me fëmijët në nevojë. Po kështu ato do të vizitojnë edhe azilin e pleqve. Sipas Bozos një 'de file' gjigande do të organizohet në qendër të Shkodrës, ku konkurentet nga të pesë kontinetet do të jenë të veshura me kostumet kombëtare të vendeve që përfaqësojnë. Një bashkëpunim më 'Relly Albania' do të sjellë një atmosferë më interesante udhëtimi në Valbone apo në zona ku edhe pse ende nuk kanë nisur investimet e rrugëve, kanë një bukuri natyrore të jashtëzakonshme.

Përgatitjet
Faza e parë e përgatitjeve për spektaklin e madh tashmë ka përfunduar ndërsa po punohet për konfirmimin e pjesëmarrësve, organizimin e faqes së internetit, kontaktet dhe përgatitjen e turit nëpër Shqipëri me detaje. Po kështu puna vazhdon për skenografinë, parapërgatitjen e dokumentareve që do të jenë në ekran çdo ditë e do të sjellin çfarë ndodh me vajzat konkurente puna me veshjet. Marre nga : Gzetata Shqiptare

Ksida Knezi : Gazeta Shqiptare

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama