Mikropolis ne Galerine FAP

'Mikropolis' ne Galerine FAP
Deri më 13 mars në Galerinë FAP do të qëndrojë e hapur ekspozita personale "Mikropolis" e artistit Anastas Konstandini. "Mikropolis" është një ekspozitë eksperimentale e këtij artisti, në të cilën ai prezanton një pjesë tepër të veçantë të aventurës së tij artistike të katërmbëdhjetë viteve të fundit.

Taso e lë veten të lirë të endet jashtë territorit të pikturës duke provuar hapësira shprehëse si kolazhi, montazhi, instalacioni apo skulptura. Humor grotesk, sfidë dhe antikonformizëm, janë elementet kyçe me të cilat artisti luan në këtë arratisje nga diktatura dhe autoriteti i tablosë. Taso kërkon gjatë këtij fluturimi simbolik mbi botë, copëzat përbërëse të realitetit, mikro-botët të cilat i përmbledh dhe ribashkon në trajtën e një mozaiku, duke riformuluar një vizion tepër personal për botën.

Ai e konsideron këtë endje të marrë si një lëvizje të pashtershme, sepse çlirimi i kësaj energjie dhe lirie krijuese është e vetmja rrugë që e çon në mënyrë të sigurt drejt idealit suprem, njohjes së vetvetes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama