Meta humbet Voren. Rikonfirmohet Fiqiri Ismaili

Meta humbet Voren. Rikonfirmohet Fiqiri Ismaili

Megjithëse përqëndroi forcat më të mëdha në një bashki të vogël, por strategjike si Vora, Ilir Meta e humbi atë. Qytetarët rikonfirmuan Fiqiri Ismailin në postin e kryetarit të Bashkisë. Bashkia e Vorës u bë objekt i kronikave të shumta televizive për shkak të tensionit të madh që shoqëroi fushatën elektorale.

 

Meta zhvilloi disa takime personalisht në mbështetje të kandidatit të LSI, Luan Sallaku. PD denoncoi disa herë bllokimin e fabrikës së miellit të Fiqiri Ismailit apo ndalimin e militantëve të PD. Fiqiri Ismaili u procedua penalisht edhe nga policia, pasi dy qytetarë denoncuan në polici se ai u kishte dhënë nga 10 mijë lekë për t’u blerë votën. Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, Meta nuk mundi ta thyejë kandidatin e PD.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama