Meta Le drejtimin e Kuvendit nese reforma nuk miratohet me konsensus

Meta: Lë drejtimin e Kuvendit nëse reforma nuk miratohet me konsensus

Kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot se do të largohet nga drejtimi i Kuvendit nëse reforma në drejtësi nuk votohet me konsensus nga deputetët.

"S'mund të rri në krye të një parlamenti që voton me shantazhe, me presione ndaj deputetëve, me sms-ra, kur duhet të votojnë më bindje me konsensus të plotë," deklaroi Zoti Meta, në fjalën hapëse të seancën plenare.

Ai tha se kushtetuta e re e vendit nuk mund të miratohet në mënyrë të një anshme dhe siguroi se 20 votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jenë pro reformës.

Ende nuk dihet se kush draft do të diskutohet sot gjatë seancës në Kuvend. Deri më tani, në Kuvend është paraqitur vetëm varianti i fundit i miratuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës që nuk përmban ndryshimet e propozuara nga Sekretarja amerikane Nuland dhe Komisioneri i BE-së Hahn.

Zoti Meta, pas fjalës së tij, u largua për të vazhduar negociatat me kreun e opozitës Basha dhe me ambasadorët Lu e Vlahutin.

Aktualisht, seance vazhdon me çështjet e tjera të rendit të ditës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama