Duket qartë se gratë në mesjetës, me stereotipin që i sheh ato si skllave të burrit, shërbyese në kuzhinë, të përkushtuara për të nxjerrë familjen nga varfëria, mjerimi dhe sëmundjet, nuk ia kalonin edhe aq keq sa duket. Jetonin më shumë se burrat, ndonjëherë kishin detyra të rëndësishme, dinin si t‘i mbronin të drejtat e tyre, madje shkonin me pushime të gjitha së bashku, duke krijuar një frymë miqësore mes tyre. "Ishin më shumë autonome, më të lira seksualisht dhe më shumë të pavarura nga ç‘i kemi imagjinuar", thekson një studim i ri i bërë në Britaninë e Madhe, e që "Bbc" e përmbledh shkurtimisht me pak ironi: "Fuqia e femrës në shekujt e errët".
Për të folur për "vajzat e pushtetshme" në mesjetë është doktoresha Sue Niebrzydowski, pedagoge historie në universitetin "Bangor" të Galles. Duke studiuar dokumente të arkivit, letërsi dhe këngë origjinale, rikërkuesja e vlerësuar pohon se ka rindërtuar një figurë më të qartë të jetës së femrave evropiane në mesjetë mes shekujve XII-XV. Sipas saj, rezultati është se femrat e asaj kohe jetuan "një epokë të artë", me një prirje jete mesatarisht superiore në krahasim me atë të meshkujve, iniciativa për të mbrojtur të drejtat e tyre, vende të pushtetshme si igumenë të kuvendeve dhe manastireve. Ato bënin madje edhe udhëtime në Tokën e Shenjtë, "duke përfshirë gjithçka brenda" vetëm për zonjat dhe zonjushat.
"Në mesjetë, gratë që në moshën 30-vjeçare ishin shesh herë vejusha dhe kjo u jepte më shumë liri", thotë doktoresha Niebrzydowski, në prag të një kongresi në të cilin këtë javë do të prezantojë raportin e saj në Institutin e Historisë Antike dhe Moderne të universitetit të "Bangor"-it. Është një kongres të cilin ia vlen ta përmendësh, vetëm mes femrash, në të cilin do të marrin pjesë disa prej pedagogëve më të famshëm të Mbretërisë së Bashkuar në fushën e arkeologjisë, historisë, drejtësisë dhe gjuhësisë.
Ndonjë historian është skeptik, i trembet tentativës së revizionizmit, një përdorim politik i historisë për të hedhur poshtë bindjet e konsoliduara. "Ato gra ishin më të lira seksualisht", replikon autorja e raportit. "Nëse ishin në gjendje të mirë, ato mund të hynin në ‘tregun e martesave‘ vetëm me kushtet e tyre, të cilat mund të ishin ekonomike, dashurie ose kënaqësie. Është e vërtetë se shumë prej informacioneve që kemi nxjerrë nga arti, letërsia apo arkivat historike të kohës, u referohen në veçanti femrave të shëndetshme, të shtresave gjysmë të larta, por kërkimi ynë tregon se zakonisht femrat e moshës së mesme të mesjetës, të çdo lloj shtrese sociale, kishin më shumë pushtet dhe pavarësi nga ç‘e kishim imagjinuar deri tani. Sigurisht, opinioni dominues ka qenë gjithnjë se femrat në të kaluarën nuk kishin një varësi të mjaftueshme ekonomike apo pushtet social e se duhej të vareshin nga baballarët oseHistoriani i famshëm francez: Më duken pohime të pacipa, femrat jetojnë gjithmonë nën hijen e burrave
Le Gof nuk u beson: "Edhe kalorësinë para 700 vjetësh e komandonin meshkujt"
Profesor Le Gof, thuhet se mes shekujve XII-XV ka ekzistuar një "girl-power" në Evropë?
Kush e thotë?
E thekson historiania britanike Sue Niebrzydowski, pedagoge në universitetin "Bagnor"...
Më duket pohimi i një personi shumë fodull dhe mbi të gjitha shumë injorant. Më vjen keq që po tregohem kaq i paedukatë në lidhje me këtë zonjë, por besoj se e ngatërron të ashtuquajturën "girl-power", me simpatinë mesjetare.
Megjithatë, disa historianë kanë shkruar se vetëm në vendet perëndimore në mesjetë femra arriti të fitonte pak pavarësi dhe prestigj.
Sigurisht, kjo është e vërtetë, edhe unë jam një prej tyre. Por dominimi mashkullor ka qenë gjithnjë shtypës.
Duke mbështetur teorinë tuaj, profesoresha Niebrzydowski flet për shumë femra të cilat drejtonin kisha, financonin vepra arti e që të vetme vizitonin Tokën e Shenjtë. Është e vërtetë?
Sigurisht që ka pasur gra të tilla, të cilat kanë pasur një rol të rëndësishëm politik. Por nuk duhet të harrojmë se manastiret femërore ishin gjithnjë të shtypur në krahasim me ato të meshkujve.
Gjithnjë sipas historianes angleze, gjatë atyre shekujve të errët femrat ishin më shumë të pavarura ndaj pushtetit mashkullor edhe nga pikëpamja financiare. Ju jeni dakord?
E vetmja që më kujtohet është se në vitet ‘400 u shfaq për herë të parë femra e parë e shkolluar e historisë. Ishte një italiane, por që jetonte në Francë dhe fliste e shkruante frëngjisht: Christine de Pisan, ose nëse preferoni Kristina di Pizano. Lindi në Venecia më 1364 dhe vdiq në Poizi më 1430, poeteshë dhe filozofe. U tregua shumë kritike ndaj mizogjizmit të kohërave të saj. Sot ndoshta dikush e konsideron si shpikësen e feminizmit.
A ka pasur mbretëresha, perandoresha dhe murgesha?
Le të themi se kanë ekzistuar disa gra që kanë pasur pushtet kur historia e një vendi u ka lejuar atyre të bëhen të rëndësishme. Mendoj, për shembull, për Eleonorën e Akuitanias (një krahinë në jugperëndim të Francës), e cila ishte Mbretëresha e parë e Francës dhe më pas e Anglisë. Ajo pati një ndikim të madh te fëmijët e saj. Por nga pikëpamja politike dhe sociale, femra jetonte gjithnjë nën hijen e burrit.
Edhe atëherë kur një grua mbetej shumë e re vejushë, duke trashëguar pasurinë e bashkëshortit?
Edhe në këtë rast nuk ndryshonte shumë. Ishte gjithmonë një dajë, vëlla apo një i dashur që duhej ta mbikëqyrte. Por në periudhën kur kisha filloi të lartësonte kultet e Shën Mërisë, femra shihej me një kujdes më të madh.
Zhakues Le Gof
Historian francez
"Shoqëria ndryshoi që kur kisha filloi të lartësonte kultin e Shën Mërisë"
Periudha e mesme
Historia evropiane është e ndarë në tri periudha. Mesjeta është periudha e ndërmjetme mes kohës klasike dhe moderne. Fillimi i saj llogaritet rreth viteve 476, viti i rrëzimit të perandorit të fundit romak, Romolo Augusto, dhe fundin e perandorisë romake të Perëndimit
Le të themi se kanë ekzistuar disa gra që kanë pasur pushtet, kur historia e një vendi u ka lejuar atyre të bëhen të rëndësishme
nga burrat në pjesën me të madhe të jetës. Por duhet të informohemi mirë mbi këto paragjykime, të cilat mund të jenë ndikuar nga koncepte të gabuara mbi femrat e shekujve të mëparshëm. Ndoshta studimet e reja mund të na rezervojnë shumë surpriza".
Marre nga : Gazeta Shqip











