Mercedezet e zinj luksoze

'Mercedezet e zinj luksoze'

Nuk ka një status në Fb, që është shpërndarë më shumë këto orët e fundit. Bëhet fjalë për një status të publikuar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Lu është angazhuar në një betejë të fortë ndaj kandidatëve të inkriminuar dhe fjalia e tij se ata e duan votën për Mercedezët e zinj dhe rezidencat e tyre skandaloze, është bërë hit në internet.

Por çfarë shkruan në mesazhin e fundit Lu?

“Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime, përbën një poshtërim të popullit shqiptar. Nëse do të zgjidhen, ata do të pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e sinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë. Tani, u takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë, që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë,” shkruan ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama