Mencuria nuk vjen me moshen Ja cfare i dallon njerezit e medhenj

Mencuria nuk vjen me moshen: Ja cfare i dallon njerezit e medhenj

Sa vjeç do të ishit, nëse nuk do ta dinit sa vjeç jeni? Ky vrojtim përpiqet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Në botën tonë, ka disa njerëz të veçantë, që mund të ndihen të vetmuar dhe të tërhequr, shpesh, që në lindje. Përvoja e vetmisë për këta njerëz nuk vjen për shkak të ndonjë sjelljeje antisociale. Ajo ka të bëjë më tepër me të qenit ndryshe.

Ata ndihen “të vjetër” dhe shpesh veprojnë si të ishin më të rritur se një person tipik (i moshës së tyre). Shpesh i dallon sjellja dhe jetojnë “jashtë kornizave” kur bie fjala për rregullat e shoqërisë. Ndaj, “njerëzit e mëdhenj” shpesh e gjejnë veten të vetmuar, ose me shumë pak miq të mirë.

Shumë njerëz të famshëm dhe të mençur njihen si “të mëdhenj”. Për shembull, Alan Wattws, Eckhart Tolle dhe Nikola Tesla. Mençuria e tyre e thellë dhe etja e patjetërsueshme për rritje dhe zbulim janë atributet që ata i kanë sjellë njerëzimit.

Çfarë i dallon “njerëzit e mëdhenj”?

Prirja drejt vetmisë

Për faktin se ata janë të mençur, përtej viteve të tyre jetësore, i bën të ndihen se nuk përshtaten me grupin e moshatarëve. Në fakt, ata shpesh miqësohen me njerëz shumë më të mëdhenj se vetja. Kur nuk e gjejnë dot mençurinë te të tjerët, priren që të largohen dhe të ndjekin rrugën vetjake të vetëzbulimit.

Dashuria për dijen, mençurinë dhe të vërtetën

Rritja dhe eksperienca janë mjete të fuqishme që përdoren gjatë studimit. Mësimi dhe kuptimi i së vërtetës është diçka që i entuziazmon më tepër se gjithçka tjetër. Injoranca nuk është lumturi, ndaj ata kërkojnë, në mënyrë të vazhdueshme, ide, filozofi dhe aventura të reja. Nuk u interesojnë skandalet e fundit në media, ose serialet në televizione.

Natyra shpirtërore

Njerëzit e mëdhenj kanë një lidhje të thellë dhe natyrore me botën rreth tyre. Jo domosdoshmërisht janë më fetarë, por lidhen më mirë me natyrën dhe kanë respekt të thellë për nënën tokë. Mençuria i ka mësuar se duhet të kemi një planet, një trup, një mendje dhe një shpirt të shëndetshëm për të ngadhënjyer si specie, ndaj ata kërkojnë të përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme jetën e tyre dhe të njerëzve që i rrethojnë.

Kuptimi i lidhjeve të thella të jetës

Ata mund të shihen si të tërhequr hera-herës, thuajse të dërrmuar nga stresi i botës që i rrethon. Puna e rëndë mendore që ata bëjnë për të zgjidhur çështjet e botës është një model normal i të menduarit për ta. Dëshira për t’i ndihmuar të tjerët dhe vetëdija se “ne jemi të gjithë të lidhur” është një tjetër atribut kyç i tyre.

Mirënjohja

Vetëdija se gjithçka rreth teje është e lidhur të bën mirënjohës. Ata janë mirënjohës për tokën dhe gjithçka të bukur që ajo ka ofruar. Perëndimi është një dhuratë nga qielli dhe ata i janë mirënjohës atij. E dinë se njerëzit nuk mund të jenë gjithmonë të sjellshëm, por dinë të sillen me ta.

Vështrimi i “anës së ndritur”  (ose gota gjysmë plot!)

Kuptojnë të gjithë tablonë. Përpiqen të jetojnë bukur. Trajektorja e jetës së tyre është e ndryshme nga ajo e shumicës. Ata shohin në një mënyrë kreative dhe dallojnë më tepër mundësi për sukses. Nuk thyhen kur gjërat marrin tatëpjetën, pasi kuptojnë se jeta i udhëheq në një drejtim të ri.

Mungesa e materializmit

Nuk rrëmbehen nga fama, titujt, statusi dhe popullariteti. Nuk u intereson të vishen sipas modës së fundit, ose të zotërojnë celularin e modelit të fundit. Motivimi i tyre kryesor është cilësia mbi sasinë dhe blerja e diçkaje me vlerën më të mirë. Konkurrenca me fqinjët nuk është prioritet në jetë. Ruajtja e gjërave në gjendje të mirë pune është më e rëndësishme sesa krijimi i përshtypjeve tek të tjerët.

Fëmijëria e çuditshme dhe e keqpërshtatur

Ndonjëherë, njerëzit e mëdhenj e kanë pasur të vështirë kur ishin të rinj. Kanë qenë paksa të vetmuar në shkollë. Ose mund të kenë qenë “delja e zezë e familjes”. Shpesh mund të jenë rebeluar. Në fakt, ata mund të jenë ndier edhe më të mëdhenj sesa prindërit e tyre, ndaj duhet të tregojnë durim me ta. Po ashtu, mund ta kenë pasur të vështirë të përballen me strukturën e shkollës dhe hierarkinë e autoritetit.

Ndjesia se “janë të vjetër”

Ndonjëherë ata ndihen të vjetër (të moshuar). Kanë një ndjenjë të çuditshme sikur e kanë bërë diçka më parë dhe ndaj nuk i frikësohen. Ata janë “mësues konstantë” dhe duhet t’u tregojnë të tjerëve rrugën në jetë. Mund të thuhet se ata kanë “një zemër të vjetër”.

Ndjekja e intuitës

Kur jeta merr tatëpjetën (dhe ndodh), ata kanë mësuar t’i besojnë intuitës. Nuk është gjithmonë e lehtë të ndjekësh atë që ndien, por ata kanë zbuluar se rezultatet janë më të mira kur veprohet kështu.

Dëgjimi i mirë (empatik)

Atëherë kur “të vegjlit” duken të përpirë  nga bisedat, “të mëdhenjtë” tërhiqen dhe përthithin çdo të dhënë. Të dëgjuarit është “zona” ku ndodh pjesa më e madhe e të mësuarit. Njerëzit impresionohen nga aftësia e tyre për të dëgjuar dhe kënaqen nga biseda me ta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama