Pronari i birres Corona i jep cdo banori te fshatit te tij nga 2 milione dollar

Pronari i birres Corona i jep cdo banori te fshatit te tij nga 2 milione dollar

Duke marrë shkas nga rivlerësimi i përfituesve nga skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, Bosi i birrës Corona, Antonio Fernandez, u ka dhuruar banorëve të fshatit të tij të lindjës në Spanjë, plot 169 milion paund.

Cerezales del Condado, është një fshat i vogël, i qetë, vetëm me 80 banorë, të cilët kanë të depozituar në llogaritë e tyre bankare nga 2 milion paund për person.

Cerezales del Condado është një fshat i qetë në Spanjë, me 80 banorë, të cilët janë gdhirë të gjithë milionerë.

Ky fat nuk është si rezultat i fituar në lotarinë kombëtare të Spanjës, por thjesht, për shkak, se fshati është vendlindja e Antonio Fernandez, bosit të birrës Corona.

Fernandez emigroi në Meksikë në vitin 1949, në moshën 32 vjeçare, kohë në të cilën ai u bë edhe CEO i Grupo Modelo, kompania që realizon birrën Corona.

Që nga ajo kohë, ai u shndërrua në një miliarder, i cili në gusht të këtij viti ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Antonio Fernandez ka vendosur të japë plot 169 milion paund për banorët e mbetur të fshatit të tij të lindjës në Spanjë.

Pra, çdo fshatar ka trashëguar rreth 2 milion paund.

“Nuk kishim kokërr leku në xhepa më parë”, thotë Maximino Sanchez, pronari i një bari të vogël në fshat për gazetën Diario de León. “Nuk e di çfarë do kishim bërë pa Antonion”.
Në moshën 14-vjeçare, Fernandez braktisi shkollën pasi prindërit e tij nuk patën mundësi të përballonin shpenzimet.

Më vonë ai u martua me Cinia Gonzalez Diez dhe kur ai shkoi në Meksikë, iu desh të punojë për kompaninë e xhaxhait të gruas, Grupo Modelo.

Në vitet 1971, ai u rrit në karrierë, duke u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë, ku ndikoi në shndërrimin e Coronës jo vetëm në birrën më popullore të Meksikës, por edhe duke e bërë atë një fenomen të rrallë eksporti.

Corona Extra është birra e dytë më e shitur në SHBA, me bilanc vjetor, prej 693 milion dollarësh.

Fernandez nuk e harroi kurrë atdheun e tij të lindjes, duke realizuar vepra të shumta bamirësie, madje për këtë veprimtari, ai është nderuar nga Mbreti i Spanjës, Juan Carlos.

Kjo që ndodhi pas vdekjes, ishte një shenjë e qartë, se sa shumë e donte Fernandez fshatin e tij të vogël të lindjes./Albeu.com/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama