Mbyllet me dryn Lidhja e Shkrimtareve

Mbyllet me dryn Lidhja e Shkrimtarëve

Në një prej mbledhjeve të fundit, Këshilli i Ministrave vendosi që ndërtesa të kalojë në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për t'u përdorur nga kjo e fundit për nevojat e veta, gjë që u prit ashpër nga shkrimtarët. Që me marrjen e këtij vendimi, kreu i LSHA-së, Hysen Sinani, tha se ky është një vendim i paligjshëm, pasi godina figuron në emër të Lidhjes. Të njëjtën gjë përsëriti edhe sot përpara gazetarëve.

Ai e quajti një akt të turpshëm, madje vandal mbylljen me dryn, madje në formën e "kryqit nazist", të godinës së artistëve. Të indinjuar u shprehën edhe artistë të tjerë, që e quajtën të ulët veprimin e mbylljes gjatë natës së godinës së Lidhjes.

Aq më tepër kur brenda saj ruhet i gjithë dokumentacioni i këtij institucioni historik. Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që LSHA përballet me shtetin në lidhje me godinën. Ndërtesa karakteristike në Rrugën e Kavajës është bërë objekt i seancave gjyqësore. Por duket se këtë herë shteti ka vendosur të mos lëshojë pe përballë shkrimtarëve dhe artistëve të mbetur në Lidhje. Pasi e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe rëndësinë gjatë viteve të diktaturës, tashmë LSHA është në buzë të greminës. Pas një mbijetese të sforcuar gjatë viteve të tranzicionit, nxjerrja jashtë nga godina shënon një grusht të rëndë ndaj këtij institucioni tepër të përfolur.


Marre nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama