Dita e Veres

Dita e Verës
Verorja - Zakon popullor.

Më 1 mars, në fshatrat e krahinës së Korçës, fëmijëve dhe beqarëve djem e vajza u jepej një si rreth dore a varëse, e bërë me fill të tjerrur të kuq e të bardhë, term që ndoshta ka lidhje me emrin e stinës 'verë' në shqip. Në fund të ditës, vajzat i linin ato në degë peme ose në shkurre. Në qoftë se zogjtë i merrnin ato verore për të bërë fole, atëhere mendohej se vajza do të martohej brenda vitit.

Dita e Veres njihet si festa e gjithe shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja eshte zemra e saj. Nje feste pagane, qe e ka origjinen ne kohen kur njerezit i faleshin perendive. Tempulli ka qene ne zonen e Cermenikes, ne afersi te Librazhdit te sotem. Ne kalendarin e vjeter, njerezia orientohej ne diellin, henen dhe gjelberimin. Ndersa sot eshte fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shenon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranveres se celjes se luleve. Ne kohen antike, te paret tane, Iliret, udhetonin nga te kater anet per t'ju falur perendise se riperteritjes dhe gjithesise, Diana Candieviensis. Dita e Veres eshte feste e te gjitheve, e te pasurve dhe te varferve, eshte feste mbarepopullore ku te gjithe gezojne. As feja, as ideologjia dhe se fundi as politika, nuk munden ta kene te tyre. Kohet shkuan dhe tempulli i festes qendroi ne Elbasan, ne qytetin e luleve dhe kenges, te dashurise dhe begatise.


Dita e Veres, nga Iliret ne lashtesi, te tempulli Elbasan

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama