Rituali i Dites se Veres kater fazat e festes

Rituali i Dites se Veres, kater fazat e festes
Faza e dyte eshte nata e Veres qe nis me 13 mars me zjarrin, faza e trete mengjesi i Dites se Veres qe nis me 14 mars dhe se fundi pikniku i Dites se Veres ne mesditen e 14 marsit. Ne vigjilje te nates se Dites se Veres, cdo shtepi e ketij qyteti eshte e mbushur me nje gezim te vecante, eshte nje ndjesi qe i pushton njerezit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelberimit apo shperthimit te fares dhe sytheve qe jane shprehje e begatise dhe vazhdimesise. Shtepia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollek. Porta zbukurohet me lule dhe lastare te gjelber, te cilet simbolizojne futjen e miresise dhe natyres.

 Gjate kesaj nate te afermit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, kendojne kenge te vjetra te shoqeruar me kuzhinen me nam te Elbasanit. Disa nga gjellet, qe nuk i gjen ne vend tjeter, jane tava me pistil, tava e kosit, kabunia, comleku, gjeli i detit etj. Gjate kesaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e neserme per njerezit me te aferm. Mengjesi eshte i gezuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen heret me 14 mars dhe me nje perkushtim te vecante hapin deren qe te futet e mira dhe t? del e liga.

Buka e derrit


Syte lahen me lulet e veres, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet uje ne "buken e derrit", qe eshte nje zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelberim. Uji ne "buken e derrit" simbolizon nje vit te shendetshem dhe te begate.

Vizitat

Mengjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afermit, ku djali me i vogel i familjes nxiton te dergoje hisen e ndare. Pikniku nis ne oren 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet per rastin e festes nisin nje ore me pare. Ne piknikun e Dites se veres elbasanasit lene qytetin dhe u drejtohen pikave turistike ne Byshek, Gjinar, Gurren e Labinotit, Ullirit te Qefit, Kroit te Kalit, Cezmes se Lepurit, Ujit te Ftohte ne Labinot etj.


Kopshtaret e luleve dhe kenget e tradites

Dita e Veres nuk ka kuptim pa lulet dhe kenget. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtare me nam dhe kengetare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan jane jasemini, karafili, trendafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen per lulet ne menyre qe ato te shperthejne Diten e Veres. Vitet e fundit ansambli i luleve eshte pasuruar me trendafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Hollande. Gjate nates dhe Diten e Veres kendohen me pasion te vecante kenget e mjeshtrit te muzikes popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kenge te tilla si; "Nje lulishte me trendafila", "C'u deshiruesh me te pa", "Ma mire n'pyll se sa n'qytet, "Si bilbili ne pranvere" etj., kendohen jo vetem nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.

Koha dhe ritet sot, cfare ka ndryshuar

Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe burojne nga shpirti i vete njerezve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendren e pelegrinazhit. Festa ka nje ndikim te cuditshem tek te gjithe. Jo vetem shtepite, por i gjithe qyteti vishet me dekor shumengjyresh, ashtu si lulet e pranveres. Ne vigjilje te festes, ndermarrja e dekorit zbukuron rruget dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndersa ndermarrja e gjelberimit mbjell lule dhe siperfaqe te gjelberuara. Per cdo vit bashkia Elbasan akordon nje fond te vecante per festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe jane programuar te organizohen koncerte, lojera popullore, pjese humori etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama