Një studim i kohëve të fundit demostron se ata që bashkëjetojnë për vite me radhë me të partnerin e tyre kthehen në më pak entuziast rreth martesës në krahasim me ata që e jetojnë lidhjen e tyre duke qëndruar në shtëpinë e prindërve.
Studimet e mëparshme kanë treguar se janë pikërisht ata që kanë një mendim negative për martesën që janë më shumë të predispozuar për të bashkëjetuar. Megjithatë, arsyet nuk ndalojnë këtu: Të jetuarit së bashku sjell ndryshime në bindjet dhe qëndrimet e çiftit. Konkretisht: 1. Ne shpesh kemi tendencën për të adaptuar vlerat dhe bindjet e njerëzve që na rrethojnë, kështu që dy persona që janë kundër martesës mund të konfirmojnë idetë e njëri-tjetrit. 2. Njerëzit gjithashtu kanë tendencën që të kenë ndjenja pozitive për eksperiencat që janë duke i përjetuar, ja pse ata mund të preferojnë bashkëjetesën dhe të jenë kundër martesës. 3.
Së fundmi, njerëzit kanë nevojë që të jenë të qëndrueshëm në ndjenjat dhe sjelljet e tyre, pra nëse janë duke bashkëjetuar ata mund të influencohen për t’i thurur lavde kësaj zgjedhjeje dhe të denigrojnë tjetrën, martesën. E rëndësishme është që lidhja të funksionojë!
Marre nga : Veriu.org