Luzi Pjesemarrja ne votime deri ne oren 1600 eshte 38 perqind

Luzi: Pjesemarrja ne votime deri ne oren 16:00 eshte 38 perqind

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi gjatë një deklaratë për mediat bën me dije se procesi i votimi ka filluar në të gjitha Qendrat e Votimit. Baza materiale zgjedhore nuk ka munguar në asnjë Qendër Votimi (QV), përveç problemeve teknike që janë zgjidhur më pas.

KQZ komunikon me KZAZ-të, që të marrin masat që procesi të jetë i qetë dh normal. Deri në orën 16:00, nga 1050 Qendra Votimi, kanë votuar 38% në 11 qarqe. “Doja të ju bëja thirrje sekretarëve të KZAZ-ve, për sjelljen e të dhënave në KQZ.  Në Pukë kemi një votim në masën 53.16 % dhe  Sarandë 27.42%. Procesi i votimi mbyllet në orën 19:00, dhe ju bëj thirrje qytetarëve që të votojnë për të ushtruar të drejtën e tyre në votime!”, tha Luzi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama