Lubonja Ja pse po largohem nga Opinion-i

Lubonja: Ja pse po largohem nga 'Opinion'-i

Ka shkaktuar shumë reagime online lajmi se Fatos Lubonja do braktisë emisionin “Opinion”. Edhe Lubonja, si shumë gazetarë, është ‘rekrutuar’ nga Agon Channel.

I pyetur se përse u largua, Lubonja thotë për Panoramën: “Nuk kam ç’të them më tepër se ato në spot. Nevoja për të pasur një dritare timen, nëpërmjet së cilës mendoj se mund të kontribuoj më tepër ditë për ditë për të vërtetën dhe për të ndryshuar gjendjen, për të cilën flasin faktet dhe ngjarjet që komentoj”.

Emisioni i Lubonjës nis më 6 prill. Bëhet fjalë për një hapësirë të veçantë brenda emisionit informativ. Analisti do të trajtojë aty ngjarjet më të rëndësishme të ditës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama