Lu e Vlahutin Nuk marrim pjese ne takim po nuk u fol mbi draftin e Nuland

Lu e Vlahutin: Nuk marrim pjesë në takim po nuk u fol mbi draftin e Nuland

Ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin deklaruan në mesditë se nuk do të marrin pjesë në takimin shumëpalësh për reformën në drejtësi nëse në të nuk diskutohet drafti hibrid i propozuar nga qeveria amerikane.

Në një deklarata për shtyp, ambasadorët u shprehën se ata do të marrin pjesë në bisedimet e sotme vetëm nëse kreu i PD-së Basha do të deklarojë se është i gatshëm të negociojë mbi draftin prezantuar nga Sekretarja Nuland, më 10 korrik.

Takimi mes Kryeministrit Rama, kreut të PD-së Basha, kreut të Kuvendit Meta e ambasadorëve Lu e Vlahutin duhej të zhvillohej sot pasdite, por ende nuk ka asnjë të dhënë për orën apo vendin. Deklarata e ambasadorëve e bën akoma më të paqartë zhvillimin e tij.

Deklarata e amabasadorëve vjen pas kërkesës publike të Zotit BAsha për krijimin e qeverisë teknike dhe arritjen e një konsensusi për reformën vetëm në përputhje me rekomandimet e Venecias.

Gjatë paradites, amabsadorja Vlahutin dhe eurodeputeti Fleckenstein u takuan veças me Kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Meta e kreun e PD-së Basha, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të bëjë deklarata mbi takimet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama