Lorik Cana lexoje letra e nje qytetari qe i kerkon 9 mije euro per vajzen tetraplegjike

'Lorik Cana lexoje', letra e nje qytetari qe i kerkon 9 mije euro per vajzen tetraplegjike

“Lorik Cana lexoje”, letra e një qytetari që i kërkon 9 mijë euro për vajzën tetraplegjike

Një kërkesë për ndihmë i është bërë kapitenit të skuadrës sonë Lorik Cana përpara ndeshjes me Portugalinë. Por që fatkeqësisht ai nuk e ka marrë në dorë.

Një qytetar me emrin Isuf Shehu i ka kërkuar 8­9 mijë euro kapitenit për t’i blerë një karrocë invaliditeti vajzës së tij që ajo të mund të vazhdonte shkollën. Por në pamundësi për ta takuar, këtë letër ia ka dhënë gazetarit sportiv Dëfrim Methasani. Ky i fundit nga intensiteti i punës nuk ka mundur t’ia japë letrën Canës. Por në mbrëmje në shtëpi letrën e ka parë vajza e tij, Blerta, e cila e ka postuar në Facebook ku ka ftuar edhe Lorik Canën që ta lexojë atë.

Vajza e gazetarit Methasani  e rrëfen kështu, historinë e letrës:

|Lorik Cana :­ Lexoje !

Kjo fjali me 3 fjale do te me ndante zemren ne 300 copa.. Dy dite me pare , ne stadiumin e Elbasan Area babai im ( DEFRIM METHASANI) do te takonte dike i cili i kerkon vetem nje nder.. te dorezoje dy letra ne destinacionin e duhur. Pas mbrëmjes së ndeshjes babi im vjen i lodhur ishte i shtrirë por kishte harruar të merrte diçka në çantë dhe për këtë më këkoi mua ta bëja .. Pasi hapa çantën pasëh 3 letra por ngurrova ti hapja pasi me dukej se cënoja privatësine e tim eti. E kryeva porosine siç ai me tha dhe mendja më rrinte aty, tek letrat.

Me mendjen se po beja një gabim , i hapa letrat dhe aty lexoj veëm 3 fjalë , Lorik Cana lexoje. U habita dhe nisa ta lexoja.. Por ç’mund tju them, ishte e pamundur ta mbaroja letrën , zëri më dridhej dhe disa pika loti pikonin mbi letër. Në këtë letër një qytetar i thjeshte me emrin Isuf Shehu i kishte nisur një kërkesë për ndihmë futbollistit të mirenjohur Lorik Canës dhe miqve te tij , duke iu drejtuar ta ndihmonin.. Po ju tregoj pak shkurt rreth letrës se tij .

Ai kishte qenë oficer dhe gjatë punës së tij ai u paralizua nga poliomeliti. Si i tillë kishte nevoje për ndihmë dhe kështu vendos të me dikë qe do ti shërbente por që do ti falte dhe 2 mrekulli. 2 mrekulli , por që njëri prej tyre nuk e ka fatin ta gëzojë jetën si gjithë të tjerët..

Ajo është vajza e ti dhe quhet Sibora por që fatkeqësisht është një fëmijë Tetraplegjik (nuk flet mire , nuk ecën mirë dhe nuk ka memorie të shkelqyer) Mjekët i kanë sugjeruar ta angazhojne në shkollë , por ai nuk jeton në qytet dhe nuk ka mundësi ta cojë vajzën në shkollë në qytet .. Ajo që e vret më shumë është pyetja që cdo ditë i bën djali : ” Babi , a do te vije këtë vit Bora me mua në shkollë ? Për këtë i kërkon ndihmë futbollistëve qe luajtën atë natë, Lorik Canës, miqve të tij, dhe Cristiano Ronaldos që ta ndihmojnë me një makinë invalidësh , e cila kushton rreth 8000­9000 Euro ...”

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama