Llogaria e Kacit Shqiptaret zbuten hendekun oligarkik

Llogaria e Kacit: Shqiptaret zbuten 'hendekun' oligarkik

Këto zgjedhje janë një fitore e opozitës. Të paktën kështu mendon deputeti i PD, Kastriot Islami, në një analizë të publikuar në të përditshmen Panorama.

Ai shkruan se mkazhoranca ‘oligarkike’, hyri në këto zgjedhje për të siguruar një vlerë prej mbi 1 milionë vota, më saktë 1 milionë e 70 mijë vota, pasi mori me vete në koalicion edhe PDIU-në dhe PDK-në e FRD-në.

Kështu ajo do kishte një diferencë prej 450 mijë votash me koalicionin e djathtë, që bazuar mbi votat e vitit 2013, hyri në zgjedhje me 620 mijë vota.

“Por cili është rezultati i zgjedhjeve të vitit 2015? Nga përllogaritja e projeksioneve, rezulton se mazhoranca oligarkike nuk mund të sigurojë më shumë se 830 mijë vota, kurse opozita e djathtë mund të arrijë deri në 660 mijë vota. Pra, hendeku fillestar oligarkik prej 450 mijë votash do të reduktohet në 170 mijë vota. Ky është një sukses shumë i madh i votuesve shqiptarë, të cilët nën kërcënimin e mazhorancës së madhe oligarkike, me abstenimin e tyre, arritën të zvogëlonin hendekun prej 450 mijë votash gati tre herë. Në terma përqindjesh, kjo do të thotë që votuesit shqiptarë, të kërcënuar dhe frikësuar, vetëm me abstenimin e tyre, e kanë reduktuar hendekun oligarkik me rreth 20 përqind. Asnjë popull tjetër nuk e ka mundur oligarkinë me veprim elektoral, pra me votë apo me abstenim, për një kohë kaq të shkurtër dhe me një shkallë kaq të lartë suksesi,” shkruan Islami.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama