Lideret shqiptare urojne nga larg Pavaresine e Kosoves

Lideret shqiptare urojne nga larg Pavaresine e Kosoves

Asnjë nga krerët e shtetit shqiptar nuk ka qenë në Kosovë sot për të marrë pjesë në festimet e përvejtorit të 6-të të Pavarësisë së shtetit të Kosovës. Ata janë mjaftuar me urime nga larg për homologët e tyre të Prishtinës, ndërsa nuk dihet nëse kjo ka qenë një zgjedhje e tyrja apo nuk ka pasur asnjë ftesë nga autoritetet kosovare për liderët e Tiranës për tiu bashkangjitur festimeve të ditës së sotme.

Urimet nga Tirana

Presidenti Bujar Nishani ka uruar Presidenten Atifete Jahjaga me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës. “E nderuar zonja presidente, kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë, juve dhe gjithë popullit të Kosovës! Më lejoni t’ju ripohoj, zonja presidente, angazhimin tim e të vendit tim, në intensifikimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik të marrëdhënieve që karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën, për t’i shndërruar ato në model rajonal, në të mirë të zhvillimit të dy vendeve tona, përmbushjes së aspiratave të përbashkëta eurointegruese, si edhe në ndihmë të kohezionit mbarëshqiptar.Republika e Shqipërisë u gëzohet arritjeve të mëdha shtetkonsoliduese, angazhimeve rajonale dhe evropiane që Kosova ka përmbushur përgjatë këtyre gjashtë viteve modeste, si edhe garanton mbështetjen e vazhdueshme në vazhdimësinë e mëtejshme të përballjes së këtyre sfidave. Duke ju shprehur konsideratën time më të lartë, si edhe dëshirën për t`ju mikpritur së afërmi në Tiranë, ju lutem pranoni edhe njëherë, e nderuar zonja presidente, urimet e mia më të ngrohta e të sinqerta për këtë festë të shënuar mbarëshqiptare!”, thuhet në urimin e kreut të shtetit.

Kryeministri Edi Rama është mjaftuar me një fjali të shkurtër në facebook: Gezuar diten e bekuar te pavaresise se Kosoves. Ndërkaq nuk njoftohet nga zyra e shtypit për ndonjë mesazh në rrugë zyrtare për homologun e tij Hashim Thaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike njëherëzi dhe kryebashkiak i Tiranës, z Lulzim Basha ka uruar përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së Kosovës. Basha thekson që përvjetori të shërbejë si reflektim për hapat gjigandë që Kosova ka hedhur. “E ardhmja evropiane garanton të drejtat e qytetarëve. Në 6 vite pavarësi, Kosova ka pësuar transformime të mëdha”, tha Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur gjithashtu facebook-un për të uruar duke e shoqëruar postimin me një foto ku ai ka dalë para bustit të Ismail Qemalit, themelues I shtetit shqiptar të vitit 1912, një vit para se të shkëputej Kosova.

“Gezuar Kosove pervjetorin e 6-te te pavaresise, vepres me te ndritur te bijeve dhe bijave tuaja dhe te kombit shqiptar! Nderim perjete arkitektit te Kosoves se pavarur Presidentit Rugova, komandantit legjendar, kryeheroit te kombit Adem Jashari dhe te gjithe atyre qe vendosen rinine, jeten, ne themel te lirise dhe pavaresise se Kosoves. Mirenjohje te perjetshme SHBA, NATO-s dhe vendeve anetare per çlirimin e saj. Zoti e bekofte Kosoven dhe kombin shqiptar! Gezuar!”, shkruan Berisha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama