Levizja 5 Yjet fiton zgjedhjet per bashkine e Romes dhe Torinos

Lëvizja 5 Yjet fiton zgjedhjet për bashkinë e Romës dhe Torinos

Dy përfaqësuese të Lëvizjes 5 Yjet (Movimento 5 Stelle) Virginia Raggi dhe Chiara Appendino fituan zgjedhjet për kryetare bashkie në Rome dhe Torino të Italisë.

Virginia Raggi u zgjodh kryebashkiakja e kryeqytetit Italian, Romës, me 67 për qind të votave. Ajo është e para kryebashkiake femër e Romës.

Ndërkohë në Torino, Chiara Appendino fitoi me diferencë kundër Piero Fassinos të Partisë Demokratike, që ishte kryebashkiaku aktual i Torinos.

Lëvizja 5 Yjet njihet për qëndrimin e saj euroskeptik dhe luftën kundër partive të mëdha tradicionale italiane. Fitorja e përfaqësueseve të M5S në dy prej bashkive më të rëndësishme të Italisë pritet të lëkundë pozitat e kryeministrit Renzi dhe Partisë Demokratike.

Lëvizja nisi në 2009-ën dhe drejtohet nga komediani Beppe Grillo.

Zgjedhjet vendore në Itali u zhvilluan më 19 qershor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama