LSI kerkon zbatimin e rekomandimit te Venecias

LSI kërkon zbatimin e rekomandimit të Venecias

Lëvizja Socialiste për Integrim konfirmoi sot, përmes deputetit Petrit Vasili të njëjtin qëndrim me Partinë Demoratike për reformën në drejtësi, veçanërisht për nenin 88.

Duke përdorur të njëjtën frazë si Kryeministri Rama pak ditë më parë, deputeti Vasili deklaroi se "Komisioni i Venecias është i vetmi institucion që mund të përcaktojë standardet e reformës, apo siç thuhet 'vijat e kuqe të reformës'".

Me "vijë të kuqe" Kryeministri Rama iu referua shumicës prej dy të tretash për zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.

Deklaratat e bëra nga drejtuesit e lartë të LSI-së ditët e fundit tregojnë se LSI mbështet kërkesën e opozitës, duke shkaktuar kështu një përçarje midis shumicës për refromën në drejtësi.

"Opozita insiston në një çështje të vetme: moskapjen e institucioneve të drejtësisë dhe është e drejta e saj ta kërkojë," deklaroi sot Zoti Vasili.

Gjithashtu, dy ditë më parë, kreu i LSI-së Ilir Meta u shpreh se partia e tij do të votojë vetëm një reformë me konsensus mes PS e PD dhe se kjo reformë duhet të jetë sipas standardeve e rekomandive të Venecias.

Neni 88, rekomanduar nga Komisioni i venecias, përcakton se nëse partitë nuk bien dakord për shumicën e cilësuar për zgjedhjen që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, atëherë mund të zgjidhet një model proporcional me vende të rezervuara që siguron përfaqësimin dhe ndikimin e opozitës në këto organe.

Artikuj të lidhur:

Neni 88 i rekomandimeve të Venecias -- Exit shpjegon

Për çfarë nuk u morën vesh PS dhe PD dhe pse amerikanët bënë fajtore PD-në? - Exit shpjegon


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama