LSI Reforma duhet bere me konsensus dhe sipas Venecias

LSI: Reforma duhet bërë me konsensus dhe sipas Venecias

Lëvizja Socialiste për Intregim ritheksoi sot qëndrimin e saj për një reformë në drejtësi të arritur vetëm nëpërmjet konsensusit mes palëve dhe bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Deputeti Petrit Vasili, njëkohësisht dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, deklaroi se për LSI-në, këto dy kushte janë të panegociushme për të votuar reformën.

Zoti Vasili theksoi se reforma është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit dhe nuk duhet parë thjesht si alibi elektorale.

Reagimi i Zotit Vasili erdhi një ditë pas refuzimit të opozitës së propozimit të qeverisë amerikane për t'i dhënë rol vendimmarrës vëzhguesve të huaj në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, dy institicionet që do hetojnë figurën e punonjësve të sistemit të drejtësisë, të njohur si procesi i vetingut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama