Zgjedhja e bashkëshortit është diçka vendimtare në jetën e çdo femre. Harxhojmë shumë kohë dhe energji duke u munduar të gjejmë "të veçantin". Shumë miqësi të reja apo edhe mblesëri në kërkim të tij, e përsëri nuk jemi të kënaqura. Një studim i realizuar në vitin 2005 te më shumë se 900 njerëz, të cilët kanë përdorur shërbimet në internet për t‘u njohur dhe për t‘u lidhur, tregon se rezultatet janë të pakënaqshme. "Si një studiues i sjelljeve njerëzore, nuk jam i habitur nga mënyra misterioze sesi ne e zgjedhim partnerin. Përzgjedhja e partnerit është një proces shumë kompleks. Ne jemi shumë pak në dijeni të kësaj, pjesa tjetër është e paparashikueshme ose operon jashtë informacionit tonë, e cila na nxjerr në konkluzionin se dashuria është një kimikë e pashprehur", shpjegon studiuesi amerikan. "Le të fillojmë me pjesën e ndërgjegjes. Janë disa gjëra që ne të gjithëve na duken tërheqëse. Meshkujt priren të dëshirojnë femra të reja dhe të afta për t‘u bërë nëna, duke përfshirë këtu përmasat e mira femërore, si belin e hollë, gjoksin dhe vithet e plota, buzë të plota, si dhe tipare të buta të fytyrës.
Studimet e fundit tregojnë se femrat kanë preferenca për bukuri mashkullore - trup muskulor, shpatulla të gjera, fytyrë të pastër me tipare të theksuara dhe shumë mashkullore, të cilat përcaktojnë potencën seksuale dhe gjenet e mira, pa harruar këtu edhe inteligjencën mashkullore, e cila luan rol vendimtar në përzgjedhjen e shokut të jetës. Të tilla preferenca si: bukuria, inteligjenca dhe pasuria janë universale. Xhorxh Klunej dhe Anzhelin Zholi janë seks-simbolet e botës, për shkak të arsyeve biologjike të parashikuara. Sigurisht që ne nuk biem në dashuri me superpartnerë si ata të mësipërmit. Njerëzit tentojnë të dashurohen pas personave të cilët janë inteligjentë, tërheqës dhe kanë një status të caktuar në shoqëri, pak a shumë mundohen t‘i gjejnë me tiparet e tyre karakteristike. Kaq shumë gjëra për pamjen e jashtme. Gjenetika dhe preferencat për partnerë kanë treguar se secili prej nesh tërhiqet nga njerëz të cilët zotërojnë një grup të caktuar gjenesh, të njohura si "komplekse pajtueshmërie" (MHC), i cili luan një rol vendimtar për luftimin e sëmundjeve shkaktuese. Partnerët me gjene MHC jo të ngjashme prodhojnë pasardhës më të shëndetshëm dhe me një sistem imunitar më të fortë. Provat tregojnë se ne jemi të prirur të zgjedhim njerëz që na përshtaten në këtë mënyrë. Si mundet që njerëzit me MHC të ndryshme të gjejnë njëri-tjetrin? Kjo nuk dihet plotësisht, por dihet që nuhatja është një shenjë shumë e rëndësishme. Sipas studimeve, njerëzit e klasifikojnë aromën e bluzës së veshur nga të tjerët me një MHC të ndryshme, si më tërheqësen. Kjo është ajo që quhet "kimikja" seksuale. Këtu vlen për t‘u përmendur një shembull tjetër: tërheqja mund të luhatet gjatë ciklit menstrual. Meshkujt vlerësojnë aromën si më tërheqëse kur ato janë pranë ovulacionit. Në studimet tona në UCLA, kemi zbuluar se meshkujt janë më të dashur me femrat e tyre para ovulacionit. Preferencat femërore për një aromë të caktuar meshkujsh ndryshon gjatë ciklit të tyre.
Afër ovulacionit, ato preferojnë tiparet mashkullore; në disa faza të caktuara, ato preferojnë më shumë stabilitetin se seksin. E gjitha kjo shpjegon se rruga e dashurisë mund të jetë e vështirë, veçanërisht për gratë. Të pasurit marrëdhënie seksuale mund të komplikojë mënyrën sesi ju e perceptoni një partner potent. Por kini kujdes: të pasurit marrëdhënie për kapriçio mund të drejtojë te një ndjenjë dashurie për një person që është i gabuar për ju. Seksi, sigurisht që nuk është dashuri. Për shkencëtarët, dashuria është një rebus: e vështirë për t‘u shpjeguar, dëshira seksuale ndihmon në riprodhim. Pra, cili është qëllimi i dashurisë, veçanërisht kur ajo na bën ne të besojmë se e kemi gjetur shpirtin binjak në botën e mbushur me miliona alternativa? Mesazhi është: besoji instinktit tënd - vetëm nëse ai është vërtet shumë i fortë. Për femrat, marrja e kontraceptive nuk është e pëlqyeshme. Ato preferojnë meshkuj që kanë gjene MHC, sepse janë të ngjashme me të tyret. Pra, femrat që përdorin tableta kundër shtatzënisë rrezikojnë një martesë që nuk është e përshtatshme gjenetikisht (fillimisht josheni, më pas kaloni te tabletat). Ky është shembulli i parë se si tërheqja kimike mund të varet në gjendjen tuaj. Sigurisht, seksi nuk është dashuri, por shkencëtarët mendojnë se dashuria është rebus: saktësi në të folur, dëshirë e madhe për t‘u kujdesur për fëmijët tanë. Por cili është qëllimi ynë në dashuri, veçanërisht në momentin që ne besojmë se kemi gjetur shpirtin binjak mes miliarda ofertave? Një mundësi është se në momentin që njihemi me një person të ri dhe ndiejmë emocione të forta, nuk kërkojmë më për njohje të reja. Por, pavarësisht hipotezave dhe pyetjeve, nëse rrugët që të shpien drejt dashurisë janë kaq të ndryshme dhe të rastësishme, si mund të vendosim vetëm për një partner? Sigurisht duke i besuar instinktit.
Vendimi
Zgjedhja e bashkëshortit është diçka vendimtare në jetën e çdo femre. Harxhojmë shumë kohë dhe energji duke u munduar të gjejmë "të veçantin". Shumë miqësi të reja apo edhe mblesëri në kërkim të tij, e përsëri nuk jemi të kënaqura
Ndjesia
Cili është qëllimi i dashurisë, veçanërisht kur ajo na bën ne të besojmë se e kemi gjetur shpirtin binjak në botën mes miliona alternativave? Mesazhi është: besoji instinktit tënd - vetëm nëse ai është vërtet shumë i fortë
Studimet tregojnë se femrat preferojnë te meshkujt një trup muskulor, shpatulla të gjera, fytyrë të pastër me tipare të theksuara
Njerëzit tentojnë të dashurohen pas personave të cilët janë inteligjentë, tërheqës dhe kanë një status të veçantë në shoqëri
Marre nga : Gazeta Shqip











