Kur Kenedi paralajmeronte Hrushovin Mos prekni Shqiperine

Kur Kenedi paralajmeronte Hrushovin: 'Mos prekni Shqiperine'

Amerika nuk reshti kurrë nga përpjekjet për ta ndihmuar këtë vend gjatë regjimit komunist me shpresën se një ditë do të demokratizohej. “Nëse Bashkimi Sovjetik do të pushtojë Shqipërinë, pasojat ndërkombëtare do të jenë shumë të ashpra”, - u shpreh në mënyrë kategorike Presidenti John F. Kennedy. “Sovjetë mos e prekni Shqipërinë”, - iu drejtua ai rusëve. Kjo deklaratë e panjohur u bë më 29 nëntor 1962 nga ky i fundit

Shqiptarët janë një popullsi vitale e cila ka mbijetuar përgjatë shekujve nga rreziku i vazhdueshëm i asimilimit të dyndjeve barbare të përbëra nga një larmi pushtuesish të cilët kanë lakmuar këtë tokë mesdhetare, Shqipërinë. Luftërat që pasuan nga periudha e Romës antike dhe pushtimi 500-vjeçar turk nuk e lejuan popullatën Shqiptare të ndërtonte një shtet të fuqishëm me standardet e veta të larta demokratike. Megjithatë, mbeti një popullatë paqësore dhe liridashëse që ka nxjerrë nga radhët e saj personalitete të rëndësishme, të cilët jo në pak raste kanë ndihmuar edhe fqinjët e tyre lakmitarë.


Ndoshta bazuar mbi këto fakte dhe në vullnetin për të mbështetur një demokraci reale neper të gjithë botën, SHBA-të kanë ndihmuar Shqipërinë që nga fillimi i shekullit të shkuar. Në këtë kohë shqiptarët luftonin për të fituar pavarësinë dhe shpëtuar nga politikat grabitqare të fqinjëve serbë, grekë dhe italianë.


Ishte fjala e Presidentit Woodrow Wilson që e shpëtoi Shqipërinë nga Traktati i Fshehtë i Londrës në vitin 1913, kur Fuqitë e Mëdha synuan të shpërbënin Shqipërinë për t’ia ushqyer copat nepsit të panginjur të fqinjëve, duke shpërndarë pjesë të kësaj toke nëpër hijet e historisë.


Presidenti Theodore Roosevelt ishte kandidat për mbret të Shqipërisë dhe shqiptarët e mirëpritën diçka të tillë. Kishte pengesa të tjera me natyrën dhe karakteristikat e shtetit shqiptar që nuk e lejuan Presidentin të bëhej Mbreti Shqipërisë.


Herman Bernstein (1876-1935), ambasador i Shteteve të Bashkuara në 1930-1933 u caktua të mbante pavarësinë e vendit shpesh të kërcënuar nga fqinjët serbë dhe grekë. Gjatë Luftës II Botërore, Shqipëria rrezikoi sërish të çbëhej por SHBA-të përmes Presidentit Franklin D. Roosevelt këmbëngulën për integritetin e Shqipërisë dhe tentuan t’i japin vendit një orientim perëndimor edhe pse Konferenca e Jaltës vendosi ndryshe, dhe Shqipëria mbeti mes Lindjes dhe Perëndimit.


Zbarkimi i trupave aleate anglo-amerikane në Sarandë në vitin 1944nënkuptoi rreshtimin e Shqipërisë nga demokracitë perëndimore, por ndërhyrja sovjetike, përveç komunistëve që udhëhoqën luftën antifashiste, i detyroi miqtë perëndimorë që të tërhiqen, ndonëse vijuan mbështetjen përmes misioneve humanitare.


Presidenti Harry S. Truman  këmbënguli që ta përfshinte Shqipërinë te Plani Marshall për ndihma, por shteti komunist i mbylli dyert për amerikanët dhe perëndimorët. Amerika nuk reshti kurrë nga përpjekjet për ta ndihmuar këtë vend gjatë regjimit komunist me shpresën se një ditë do të demokratizohej. “Nëse Bashkimi Sovjetik do të pushtojë Shqipërinë, pasojat ndërkombëtare do të jenë shumë të ashpra”, - u shpreh në mënyrë kategorike Presidenti John F. Kennedy. “Sovjetë mos e prekni Shqipërinë”, - iu drejtua ai rusëve. Kjo deklaratë e panjohur u bë më 29 nëntor 1962 nga ky i fundit.


Pas rënies së murit të Berlinit dhe më vonë, me rënien e diktaturave të kuqe në Lindje dhe në Shqipëri, Amerika e rriti vëmendjen ndaj popullit shqiptar duke synuar ngritjen e një shteti demokratik me standarde të larta të të drejtave të njeriut sipas kartave ndërkombëtare.


Komuniteti shqiptaro-amerikan, një nga komunitetet më të qytetëruara [hahaha – shën. i përkthyesit] u bë i pranishëm në faktorin shqiptar. Pas mbështetjes politike u ngritën edhe ndihma nga Amerika. Kështu ky vend në fillimin e viteve ’90, jo vetëm ngriti zërin ndaj mosrespektimit të të drejtave të njeriut, por gjithashtu dha shumë ndihma për administratën e re dhe veçanërisht për reformimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s, si dhe për forcimin e sistemit gjyqësor pavarësisht korrupsionit të lartë të zyrtarëve publikë në plaçkitjen e këtyre ndihmave. Mbështetja e SHBA ka qenë shumëplanëshe dhe konkrete.


Në fund të vitit 1996, kur ekonomia e Shqipërisë u rrezikua nga piramidat financiare dhe nga tendencat diktatoriale të partisë në fuqi, Presidenti George H. W. Bush (babai) erdhi me anije në ujërat pranë Vlorës për të bindur Berishën të ndiqte një politikë tolerante ndaj opozitës, në mënyrë që të mos degradohej shteti. Por zëri i tij u dëgjua shumë pak në mos aspak. Dhe në vitin 1997, i mbrapshtë si 1913, sovraniteti i Shqipërisë u rrezikua nga ndërhyrjet e qarqeve greko-serbe në bashkëpunim me shtetarë të shitur shqiptarë. Në Shqipëri thuajse shpërtheu një luftë civile.
Sërish u vunë në lëvizje politika dhe diplomacia amerikane. Presidenti Bill Klinton ndërhyri shumë energjikisht ndaj ish Presidentit Sali Berisha dhe zyrtarëve të tij, dhe situata e trazuar u qetësua nga oreksi klanor i komunistëve të rinj.


Ndaj historikisht, SHBA-të e kanë ndihmuar dhe vijojnë të ndihmojnë shqiptarët dhe Shqipërinë me qëllimin për t’u konvertuar ngajë shteti prapambetur në një shtet ligjor perëndimor, ku të parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut nuk do të dhunohen më.


Ndihma më e madhe e Amerikës ka qenë për kauzën kombëtare të Shqipërisë. Ishte vendosmëria e SHBA-ve dhe ndërhyrjes së saj ushtarake në kornizën e NATO-s që shpëtoi popullatën e Kosovës nga gjenocidi serb dhe nga makina e vjetër dhe e egër ushtarake e diktatorit të etur për gjak, Sllopodan Millosheviç.


Ky aksion ishte paralajmëruar disa vjet më parë nga President Baba Bushi kur ai ishte shprehur se nuk do ta linte Kosovën nën pushtimin serb. Presidenti Bill Klinton e bëri realitet këtë zotim me urdhrin e tij për një ndërhyrje ajrore në Jugosllavi. Me ndihmën e Amerikës, popullata u Kosovës u kthye dhe nisi të ndërtojë një shtet ligjor dhe të jetë e pavarur.


Presidenti Xhorxh W. Bush mbërriti në Tiranë në 10 qershor 2007 dhe raportoi se Kosova do të shpallet shumë shpejt si shtet i pavarur, çka u bë e vërtetë në 17 shkurt 2008. “Vota ime është për Kosovën” tha Xhorxh Bush nga Tirana sikundër dikur ishte shprehur në 1919 Presidenti Woodroë Wilson nga Parisi “Vota ime është për Shqipërinë”. Kështu Xhorxh Bush ishte i pari president amerikan që vizitoi Shqipërinë post-komuniste duke ndihmuar shumë në përparimin e kauzës shqiptare.


Amerika gjithashtu është shprehur në favor të shqiptarëve të Maqedonisë që të kenë të drejta të barabarta me popullatën sllave. Për këtë dhe shumë arsye të tjera, Shqipëria dhe shqiptarët janë dhe do të vazhdojnë të jenë shumë mirënjohës ndaj Amerikës. Në përmbyllje, në rast se Shqipëria është një shtet i njëmendtë demokratik me stabilitet dhe qetësi, me paqe dhe prosperitet si vend perëndimor, do të tërheqë më shumë ndihmë financiare nga Amerika. Pikërisht kjo është edhe çka synon organizata ndërkombëtare Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, iniciuar nga Riçard Hollbruk, ambasadori i artë amerikan.


Marrë nga www.diplomaticmission.worldpress.com


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama