Gjithcka qe nje permbledhje emocionale, apo pershkrim i udhes se tij ne kinemane shqiptare. Dhe “Udha e shkronjave” eshte padyshim nje nder arritjet e medha, film i cili shenoi edhe nje kthese te rendesishme ne “industrine e kinemase” qe nisi te qe prezent edhe ne Shqiperi. Film ne te cilin jane ngerthyer me se miri kamera e Pali Kukes e skenari i Peci Dados e sidomos muzika e Kujtim Laros, e cila u misherua me se miri edhe prej interpretimit te tre prej aktoreve me te ndjere te Shqiperise, Sander Prosi, Ndrek Luca dhe Bujar Lako. Mirepo jo vetem “Gjenerali” e “Dhaskali” munden te shfaqen ne ekranin e madh te salles se kinemase se shkolles “Marubi”, por edhe sekuenca te filmave te mevonshem, qe plotesojne edhe me mozaikun e krijimtarise se tij.
Takim ku cmallen dhe kujtojne kohet e dikurshme, kur e gjithe dita mblidhte tok ne Kinostudio e me se shumti ne sheshet e xhirimeve te filmave, qe per dekada te tera nuk qene pak. E ju kane mbetur vetem kesi rastesh, pervjetoret per t’u takuar e kujtuar vitet e hershme, pasi vendi i tyre i punes nuk eshte me i njejti, ndonese profesionin asnje prej tyre nuk e ka ndryshuar. Regjisori Prifshi shprehet: “Mua me pelqen, pasi ne takohemi rralle, puna jone tanime nuk eshte ne te njejtin vend, ndaj edhe jane vetem keto raste qe na mbledhin bashke. Keto pervjetore jane ne nje pike kulmore qe vijne ne nje moment kur ke lene gjurme, dhe ishte nje kenaqesi e madh qe i pata ketu te gjithe ata”. Te gjithe ata qe kane mbetur ne jete, aktore, regjisore e skenariste, me te cilet kam punuar. E ata qe nuk jane me, qene prezent nepermjet ekranit te madh, jo vetem Sander Prosi e Prokop Mima, por edhe skenaristi Vath Koreshi etj.
Veshtiresi pa fund kane ndeshur ne xhirimet e ketyre filmave, pasi edhe skenaret per filmat asovitesh nuk ishin te levruar. Keshtu nga nje faqe tregim, “Buka dhe thika” i Dhimiter Shuteriqit u shnderrua ne nje prej skenareve te filmave me te arrire shqiptare, “Udha e shkronjave”. Edhe pergatitja e autorit emocionalisht nuk qe gje e lehte dhe pse aktore te mire kishim. Prifti rrefen dicka per xhirimin e “Udhes se shkronjave”, kur Prosi kerkonte nje tjeter marredhenie ne film. Ne momentin e kthimit, kerkonte te merret ne duart e tij edhe nje grusht dhe. Por, regjisori kerkonte emocion te percjelle vetem me shikimin e tij. E arriti! Kontakti i Prosit me vendin e tij mundi te ishte vetem me veshtrimin e tij, ne sy ishte i gjithe momenti emocional qe mbet i pashlyeshem per kedo qe ka mundur te jete para ekranit kur eshte shfaqur ky film.
“Udha e shkronjave” me gjase eshte nje prej filmave qe duket se ka lene me shume gjurme ne jeten e tij artistike. Nuk ngurron ta pohoje edhe vete kete gje, ndonese eshte teper e veshtire per nje krijues te dalloje realizimet e tij. “Kenaqesi eshte kur e sheh “Udhen e shkronjave”, rrefen Prifti, me nje skenar te vertete ne nje kohe kur televizioni ishte ne nje gjendje te veshtire dhe teknika... por pasioni i atyre viteve dha rezultatet e veta”. Vijon me tej per te thene se ai mbetet nje film i mire. Por ndjen edhe keqardhje per te. Pse?! Prifti tregon se “nuk arriti dot te konsolidohej ne nje veper 35 mm qe te shfaqet ne ekran normalisht, kur eshte krejt e mundshme te kthehet dhe te jete e pranishme edhe per ekranin. Dhe kjo kerkon nje lloj kujdesi jo vetem nga ministria, por edhe nga televizioni, pasi ne te jane 3 figura madhore, Bujar Lako, Sander Prosi dhe Ndrek Luca”.
Anisa Ymeri - Gazeta Koha Jone











