Kryebashkiaku i Kavajes Elvis Rroshi dorehiqet nga doreheqja

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi dorëhiqet nga dorëheqja

Në një kthesë të papritur, Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi ka deklaruar sot se tërheq dorëheqjen e tij, pasi ka siguruar certifikata nga Ministria e Drejtësisë e Italisë se ai nuk ka dënime kriminale në Itali.

Shpjegimin e tij për vendimin për të vazhduar mnadatin e kryebashkiakut ai e ka bërë të njohur me anë të një postimi të gjatë në faqen e tij në Facebook, të shoqëruar me fotografi të dy dokumenteve, të cilat ai pretendon se janë certifikata penaliteti nga Ministria e Drejtësisë e Italisë, ku lexohet se ai nuk ka dënime. Origjinaliteti i këtyre dokumentave është i pakonfirmuar nga burime të pavarura.

Ajo që e bën të çuditshme këtë zhvillim është se Zoti Rroshi e dha dorëheqjen, para tre ditësh, duke deklaruar se avokatët e tij në Itali e kishin njoftuar se ai ka qënë i dënuar në Itali--pra, ai u dorëhoq në bazë të një një informacioni që e siguroi vetë dhe e bëri vetë publik.

Pas deklarimit të dorëheqjes nga ana e tij, në disa media u botua një dokument i pretenduar si dëshmi penaliteti në të cilën lexohej se Zoti Rroshi ishte dënuar në vitin 1992--në moshën 18 vjeçare--për dhunë seksual në grup.

Edhe pse Zoti Rroshi paraqiti dorëheqjen, Kryeministri Rama nuk e firmosi atë. Kjo do të thotë se Zoti Rroshi formalisht nuk është larguar asnjëherë nga detyra dhe mund të kthehet në zyrë menjëherë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama