Kriza greke Eshte vetem fillimi...

Kriza greke: Eshte vetem fillimi...

Nga Daniel Speckhard , Ish Ambasador i SHBA në Greqi

Ngjarjet dhe problemet e kohëve të fundit, janë vetëm fillimi. Kufizimet bankare, mungesat në tregje dhe vonesat në pagesa, paga dhe pensione, së shpejti do të bëhen një realitet i jetës. Rruga para kreditorëve, është gjithashtu e zymtë. Ata mund të mbajnë veten me gajret, duke nënshkruar më shumë çeqe ndaj Greqisë, duke ushqyer lëvizjet populiste lëvizjet kundër masave shtrënguese në vende të tjera. Sido që të jetë, ata humbasin

Ndërsa po shohim të shokuar, sesi Greqia po shkon drejt një spiraleje ‘vdekje’ ekonomike, më shumë ujëra po trazohen, me pasoja afatgjata për të gjithë ne. Tragjedia e krizës së tanishme është kjo:pothuajse të gjithë dalin humbës.

Ngjarjet dhe problemet e kohëve të fundit, janë vetëm fillimi. Kufizimet bankare, mungesat në tregje dhe vonesat në pagesa, paga dhe pensione, së shpejti do të bëhen një realitet i jetës. Rruga para kreditorëve, është gjithashtu e zymtë. Ata mund të mbajnë veten me gajret, duke nënshkruar më shumë çeqe ndaj Greqisë, duke ushqyer lëvizjet populiste lëvizjet kundër masave shtrënguese në vende të tjera financiarisht të vështirësi, ose t’i lënë bankat greke të falimendojnë dhe detyrojnë kësisoj Athinën të dalë nga eurozona.

Sido që të jetë, ata humbasin. Rreziqet e dikurshme nga hedhja e parave ‘të mira’ pas atyre të ‘këqija’ i hap derën sfidave të tjera të ardhshme ndaj ekonomive shumë më të mëdha – por edhe të dobëta – të eurozonës. Bota ka nevojë për një Bashkim Evropian të fortë. Sfidat aktuale të eurozonës, e kërcënojnë këtë domosdoshmëri. Mundësia e afërt e një Grexit, përbën një njollë në themelin e projektit të eurozonës. Një monedhë e përbashkët, pa forcën stabilizuese të një bashkimi politik, fiskal dhe bankar, e bën eurozonën të prekshme ndaj goditjeve, dhe të paaftë për një rritje të shpejtë ekonomike, si edhe një përgjigje të unifikuar përballë krizave.

Tregjet do të mbajnë këtë parasysh, dhe do të ketë një çmim për t’u paguar, kur vendi i ardhshëm të ketë një krizë fiskale, e cila është e pashmangshme. Rritja e ardhmja ekonomike globale është në rrezik, dhe të gjithë ne do të paguajnë një çmim ekonomik për moçalishten greke.

Përveç vështirësive ekonomike, ka edhe një çmim politik dhe të sigurisë, për shkak të krizës greke. Putin, komunikoi thuajse menjëherë me kryeministrin grek pas referendumit, për të shprehur mbështetjen e tij. Kremlini sigurisht po qesh, teksa sheh mundësinë për një kalë troje në gjirin e NATO-s dhe BE-së. Planet e BE-së për të dobësuar varësinë e saj nga energjia ruse, janë gjithashtu në rrezik, ndërsa Greqia ishte një rrugë tranziti alternativ nga Kaukazi dhe Azia Qëndrore. Dhe Rusia ka parë prej kohësh me lakmi bazat greke në Mesdhe, ndërsa duket se po projektojnë një ndikim më të madh në rajon. Pra, çfarë duhet të ndodhë më pas?

 Kreditorët e eurozonës, duhet ta pranojnë se borxhi i Greqisë është i paqëndrueshëm. Ata duhet të bëjnë një lehtësim të madh të tij, në krahasim me qasjen “zgjero dhe pretendo” për zgjatjen e maturimit dhe periudhës së pritjes, si dhe kreditimin e Greqisë vetëm sa për të ricikluar borxhin. Reduktimi i borxhit mund të vijë në formën e kredie gjysmë-vjetore, e kushtëzuar nga një program fiskal i përgjegjshëm. Por ndihma duhet të jetë më e madhe – në rendin e prerjes së gjysmës së rreth 180 miliardë dollarëve borxh ndaj vendeve të eurozonës – për të patur ndikimin e dëshiruar. Lehtësimi i borxheve ose do të ndodhë përmes negociatave që e inkurajojnë ndërmarrjen e reformave shtesë, ose do të jetë pasojë e një dalje kaotike të Athinës nga eurozona.

Grekët nga ana e tyre, duhet të njohin dhe pranojnë faktin se ndodhen në prag të largimit nga euro, në kundërshtim me deklaratën e fundit të kryeministrit Cipras, se ky opsion nuk është fare në tryezë. Ata kanë nevojë të ndalen nga fajësimi i të tjerëve, për rrëmujën ku janë zhytur, dhe të zbatojnë një program të përgjegjshëm, që rikthen besimin tek qeveria dhe i lejon asaj të përdorë rrugën më të shpejtë në qasjen ndaj Bankës Qëndrore Evropiane, dhe më pas tek tregjet ndërkombëtare të kreditit. Ata duhet të apelojnë ndaj krenarisë greke, dhe inkurajojnë qytetarët e tyre të imagjinojnë sesi do të ndihen, nëse kushëriri i tyre Qipro, që vuan nga probleme të ngjashme, do të mbetej në eurozonë ndërsa ata u detyruan të largohen.

Mjerisht, unë nuk mendoj se është skenari që do të ndodhë. Politikisht, kreditorët s’do të jetë në gjendje të mbështesin një lehtësim të konsiderueshëm të borxhit, përballë politikës së tyre të brendshme dhe qëndrimit të egër të qeverisë së papërvojë dhe radikale greke. Ata do të bëjnë një përpjekje me gjysmë zemër për të negociuar një marrëveshje, por disbursimet do të jetë aq të kushtëzuara dhe kufizuara për t’i kthyer sërish mbrapsht, sa dështimi do të jetë i garantuar herët apo vonë, çka do të inkurajojë grekët që përdorin një sistem të përkohshëm paralel të pagesave/valutor, për të zbutur katastrofën ekonomike dhe humanitare që po krijohet në vend, teksa qeveria dhe bankat po mbeten pa para të gatshme.

Qëndrimi në eurozonë do të mbetet në tavolinë si një rezultat i dëshiruar, vetëm pasi qeveria të ketë stabilizuar situatën dhe të jetë kthyer në rrugën e duhur me një program reformash. Grekët do ta shohin këtë si një taktikë tjetër presioni dhe tradhtie. Qeveria do të mbështetet sa më gjatë që të jetë e mundur tek zemërimi nacionalist në rritje, por në fund do të bjerë. Do të pasojë një periudhë paqëndrueshmërie politike, dhe situata ekonomike do të vazhdojë të përkeqësohet. Me kalimin e kohës, dera e pasme e eurozonës do të mbyllet.

Greqia, me zemërimin dhe plagët e saj do të hedhë për ngushëllim sytë nga Rusia, Kina dhe Irani, dhe duke mbetur në BE dhe NATO, do të bëhet një partner i pasigurtë, derisa gjendja e saj ekonomike nuk do të përmirësohet ndjeshëm. Dhe eurozona – thelbi i projektit të integrimit evropian – do të ketë treguar linjën e saj të kuqe, dhe spekulimet mbi hallkën tjetër të dobët do të fillojnë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama