Kongresi i PS-se miratohen ndryshimet statutore dhe referendumi per kryetarin

Kongresi i PS-së: miratohen ndryshimet statutore dhe referendumi për kryetarin

Kongresi i PS-së miratoi sot në mbrëmje ndryhsimet në statuint e Partisë të propozuara nga një komision i posacëm kryesuar nga deputeti Fatmir Xhafaj.

Kongresi ka vendosur, gjithashtu, të thërresë anëtarësinë e Partisë Socialiste në një referendum në lidhje me mandatin e kryetarit aktual Edi Rama. Kongresi e ka votuar në parim këtë çështje pa patur një pyetje konkrete e cila do t'i shtrohet anëtarësisë në referendum. Mendohet që pyetja do të jetë nëse duhet të vazhdojë mandati aktual i kryetarit apo duhet të bëhen zgjedhje të reja.

Deputeti Ben Blushi, i cili kishte bërë të ditur qëllimin e tij për të garuar për kryesimin e partisë, e ka quajtur një nul referendumin, duke theksuar se referendumi bëhet per çeshtje dhe jo për persona. Zoti Blushi ka theksuar, gjithashtu, se zgjedhjet në parti nuk mund të zëvendësohen me referendum.

Kryetari Edi Rama ka shpallur në fund të kongresit fillimin e një turi bashkëbisedimi në të gjithë vendin të cilin ai e ka quajtur "Shqipëria Axhenda 2025."


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama