"Venecia", komedia e shkruar nga autori argjentinas, Jorge Açame, do të vijë së shpejti në skenën e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në kuadër të një nisme që ajo ka marrë për teatrin eksperimental. E përkthyer nga Minella Borova, ajo do të vijë nën regjinë e Spiro Dunit, ndërsa në role do të jenë aktorë si: Marjana Kondi, Flaura Kureta, Eftiola Toska, Adriana Tolka dhe Kastro Zizo i njohur si kantautor.
Ka qenë një zgjedhje e regjisorit Duni që Ziso të jenë një nga aktorët e kësaj komedie duke vlerësuar paraqitjen e tij skenike. Boshti i ngjarjeve në këtë komedi rrotullohet rreth pesë personazheve katër gra në një shtëpi publike dhe një klienti të rregullt të tyre. Ngjarjet zhvillohen në pjesën veriore të Argjentinës në një fshat të humbur. Gringa është një prostitutë e moshuar dhe e verbër, e cila kujton të kaluarën e saj si kërcimtare në Buenos Aires. Ajo kujton edhe kohën kur dikush i kishte premtuar ta çonte në një vend me rrugë uji vend të cilit ajo i mbante mend emrin: Venecia. Dhe gjatë komedisë bëhen llogaritjet se ku është Venecia, si të shkosh aty dhe sa klientë duheshin të paguanin që të shkoje aty?
Marre nga : Gazeta Shqip