Kleriket shqiptare kane marshuar ne Paris edhe me 1980

Kleriket shqiptare kane marshuar ne Paris edhe me 1980

Marshimi i djeshëm i klerikëve shqiptarë para mijëra të pranishmëve në “Sheshin Republika”, në Paris, në nder të viktimave të sulmeve terroriste, u përshëndet jo vetëm prej atyre që e panë nga afër, por edhe nga media dhe personalitete politike e fetare në botë. Por historia na tregon se kjo nuk ishte hera e parë që klerikët shqiptarë kanë marshuar krahë për krahë në kryeqytetin francez për t’u treguar botës harmoninë fetare.

Sipas portalit “Telegrafi”, krerët e komuniteteve myslimane, katolike dhe ortodokse kanë marshuar në rrugët e Parisit edhe në vitin 1980. Imami Isa Tropojani (SHBA), Imzot Prence (Palermo, Itali) dhe peshkopi arbëresh, Ferrara marshuan në rrugët e Parisit më 3 maj të vitit ’80 me rastin e emërtimit të një sheshi të këtij qyteti me emrin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Shkatërrimi i fesë në Shqipëri nga regjimi komunist (1967) dhe shpallja e vendit me Kushtetutë si ateist bëri që komunitetet fetare shqiptare t’i mbanin gjallë strukturat e tyre në mërgim. Pas plot 35 vitesh, po në Paris, por për një ngjarje që ka për të mbetur gjatë në memorien historike të botës, si sulmet terroriste që u morën jetën 17 njerëzve, Shqipëria dha një tjetër mesazh harmonie fetare për botën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama