Klaudia Pepa po triumfon te Amici

Klaudia Pepa po triumfon te 'Amici'

Balerina shqiptare Klaudia Pepa duket se po kalon çdo sfidë në konkursin e kërcimit “Amici”, që zhvillohet në Itali. Spektakli që drejtohet nga Maria de Filippi është një ndër emisionet më të mira në Itali dhe për çdo balerinë është një ëndërr. Këtë ëndërr po e jeton edhe balerina shqiptare, e cila jo vetëm që po realizon një hap të madh në karrierën e saj si balerinë, por edhe po krijon një tifozeri të madhe në Itali. I mbeten edhe disa sfida të tjera, para se të arrijë në finale.

Përpara nisjes për në Itali, Klaudia rrëfeu për "Shekullin", se “Amici”,  është ëndrra e çdo artisti, sepse është një mënyrë nëpërmjet së cilës, artisti aspiron të vazhdojë edhe më lartë karrierën artistike. Sipas saj, debutimi i artistëve shqiptarë nëpër aktivitete ndërkombëtare përmirëson më shumë se çdo gjë imazhin e Shqipërisë në botë. Dhe me sa duket, këtë gjë, ajo po e bën më së miri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama