Klubet e natës, diskotekat dhe për më tepër pistat e kërcimit në natyrë pranë detit janë ato që preferohen më shumë nga të rinjtë, kudo në botë. Sipas një sondazhi të bërë këtë verë nga agjensia “Black Ëhite” me persona të moshës nga 16 deri në 38 vjeç, meshkujt flirtojnë më shumë kur shohin vajzat tek kërcejnë. Sytë të fokusuar në pistë duke levizur me centimetra, sa majtas dhe djathtas duke bërë që të mos humbë asnjë moment komportimi. Gjithmonë sipas sondazhit meshkujt shprehen se kërcimi është mënyra më e mirë e veprimeve sensuale, të cilat femrat nuk munden dot t’i fshehin. Më shumë se 600 të rinj shprehen: “Gjatë kërcimit nuk mundesh dot të gënjesh. Sillesh ajo që je në te vërtetë dhe mund të dallohet qartë se kur një femër është sexy dhe kur jo.
Kuptohet shumë rreth personit. Sytë tregojnë më shumë se në çdo rast tjetër.” E ndërkohë pohimi më interesant është: “Çmendem kur shoh një vajzë tek bën lëvizje provokuese dhe shikimin e ka tek unë. Më duket sikur jam qendra e botës, sikur cdo gjë është e përqëndruar tek unë dhe se ai kërcim është krejtësisht për mua dhe kryesisht duke menduar për mua. Më bën të ndihem mirë.” Sondazhi tregon se për të flirtuar me seksin e kundërt dhe si mënyrën më të mirë përdor kërcimin, nuk është e thënë të jesh balerin, as të dish të kërcesh bukur. Të rëndësishme janë lëvizjet e ngadalta dhe fytyra e përqëndruar në një person apo objekt të vetëm. Madje rezultatet tregojnë se një mashkull apo një femër që kërcen në mënyrë të crregullt dhe pa u preokupuar shumë nëse do të ngjajë mirë apo jo, tërheq më shumë vëmendjen, pëlqehet më shumë dhe josh, duke provokuar më pas mënyrën e të imituarit. Në diskotekë, apo akoma më mirë në plazh, si ditën ashtu edhe në orët e vona të natës, shikimet që shkëmbehen nën tingujt e ëmbël të muzikës, janë metoda më e mirë për të bërë njohje të reja.
Meshkujt dhe femrat brenda 200 sekondash arrijnë të perceptojnë imazhin që iu ofrohet duke reflektuar mbi të, ndërkohë që kjo iu krijon një ndjesi gjithmonë e më të ndryshme, asnjëherë të ngjashme. 18% e italianëve, kryesisht meshkujt singël, kërkojnë njohje të reja me vajzat në rërë, pranë detit duke i parë ato tek kërcejnë më një tjetër mashkull. Sipas sondazhit, kjo është një farë ‘zilie’ që ka secili prej tyre për të qenë në vendin e atij që po kërcen. Ndërkohë, rreth 70% e vajzave dhe të djemve, më së shumti të moshës nga 18-29 vjec, atraktimi qëndron tek prekja dhe përkedhelia që i ofrohet dy njerëzve kur janë duke kërcyer. “Kërcimi të bën të afrohesh shumë me personin që të pëlqen dhe pse jo të ndjesh dhe frymëmarrjen e tij”- është një prej përgjigjeve të marra. Këtu më pas përmendim dhe karakteristikat që ofron cdo kërcim, sa më sensual të jetë ai, aq më mirë ndihen personat në cift që e kërcejnë. Të gjithë mendojnë se baleti është maksimumi i mundësh, por jo, sondazhet tregojnë se tango e kryen më së miri një flirt të pastër.











