Keqardhja juaj me e madhe? Arvizu Qe nuk takova Olta Gixharin

Keqardhja juaj me e madhe? Arvizu: Qe nuk takova Olta Gixharin

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu në intervistën e fundit të dhënë para largimit nga Shqipëria ka bërë të ditur se cili është pengu i tij më i madh. Arvizu shprehur keqardhje për mënyrën se si bëhet politikë në Shqipëri dhe gjithashtu shprehur keq ardhje që gjatë qëndrimit 4-vjeçar në Shqipëri nuk është takuar asnjëherë me aktoren Olta Gixhari.

“Keqardhje është se kam shpenzuar 4 vite këtu dhe nuk kam takuar Olta Gixharin. Do kujtoj me mall që sa herë kam udhëtuar jashtë Tiranës, shpesh në shumë raste jemi të ftuar në shtëpitë e njerëzve, në disa raste e  kanë ditur që do shkoja dhe kanë qenë të përgatitur, por në shumë të tjera jo. Kam vizituar shumë shtëpi të thjeshta dhe modeste, por tryeza ka qenë gjithmonë plot dhe sigurisht edhe rakia. Mënyra se si trajtohet miku…duhet ta ndjesh këtë që ta përjetosh. Janë këto kujtimet vetjake në harkun 4-vjeçar që unë do t’i marr me vete”, u shpreh ish-ambasadori.

“Më vjen keq që është e turpshme që gjithçka politizohet këtu. Politika në SHBA e në shumë vende mund të jetë e shëmtuar, por këtu është konsumuese, të gërryen, të ha dhe është diçka që largohem me keqardhje. Kam parë imazhet e njerëzve që kanë valëvitur flamurin në shesh në 100-vjetor, pas ngjarjes së Beogradit dhe kam thënë që kjo është e shkëlqyeshme. Ka shumë pasion dhe ky pasion duhet përdorur për gjëra të mëdha për vendin. Përse nuk mund të zbatosh këtë krenari dhe ta bësh vendin tënd një shembull të shkëlqyer për të tjerët? Nuk e di përgjigjen e kësaj.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama