Njohja e tyre, preferencat dhe tërheqja pas njëri-tjetrit. Këto dhe shumë detaje të tjera rreth djalit maqedonas në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth”. Ku është Shpati këto ditë, çfarë po bën? Aktualisht po punoj në disa projekte. Po bëj disa këngë të reja, dhe po bëhem gati për një video klip që do të shoqërojë një nga këto këngë. Video klipi do të punohet në Shkup, dhe besoj se do të dalë i bukur. Për lokacionet nuk kemi vendosur ende, por gjithsesi në Shkup do të bëhet.
Risi në këtë rast është një potpuri këngësh me Rovena Stefën. Jeni i zënë me projektet e Vitit të Ri, si duket axhenda e juaj këtë fund vit? Kam mjaft incizime, kam shumë punë, disa i kam mbaruar shumë të tjera ende po i vazhdoj. Kam kryer incizimet kryesisht tek programet e produksioneve në Kosovë, po ashtu edhe tek programet e Vitit të Ri në disa televizione. Përveç muzikës, keni ndonjë angazhim tjetër? Po, jam student në fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Shkupit. Por angazhime të tjera, si ndonjë punë të përhershme nuk kam. I përkushtohem shumë muzikës, mbase 100%. Këngët e juaja zakonisht po bëhen hit, me kë bashkëpunon, kush i shkruan tekstet, kush e Shbën muzikën? Po ka shumë personazh me të cilët punoj bashkë. Shembull së fundi këngët e mia i kanë bërë Ejup Shabani e Fatmir Muja, ndërsa dy këngë tjera nga Avni Qahili me të cilin punoj më shpesh. Ndërsa kohëve të fundit po bashkëpunoj me një kompozitor maqedonas, i quajtur Gabrovksi. Ku mendoni se qëndron çelësi i këtij suksesi? Thjesht është modestia ime, përkushtimi, përgjegjësia ndaj profesionit me të cilin merrem. Por padyshim që këtu ndikon shumë edhe dhuntia e natyrës, si zëri apo looku i cili kohëve të fundit luan një rol shumë të rëndësishëm.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











