Kënaqësinë e kemi shijuar në shumë forma të ndryshme, si koncept e kemi hasur të shpjeguar në mënyrë filozofike, por edhe të thjeshtë nga filozofë e teologë të ndryshëm, të cilët janë munduar ta analizojnë këtë koncept dhe tek-tuk ndonjëri ka marrë përsipër një përgjegjësi shumë të madhe: të tregojë mënyrën se si mund të arrihet kënaqësia e vë rtetë? A ia kanë arritur? Kënaqësia është diçka që shpjegohet apo përjetohet pa teori të caktuara nga gjithsecili? Më sipër përmendëm që është mekanizmi kryesor për mbijetesën: për të bëhen sforco nga më të paparashikueshmet. Një çudi, edhe pse e vërtetë: në arritjen e kënaqësisë bëjnë pjesë edhe pagesa e taksave. Çfarë është kënaqësia në të vërtetë? Çfarë ndodh në mendje dhe në trupin tonë, kur e përjetojmë këtë ndjesi?
Mund të matet kënaqësia? Kënaqësia e të paguarit Filozofia i ka shtruar për herë të parë këto çështje shumë shekuj më parë, duke munduar të japin përgjigje dhe këshilluar norma të sjelljes morale. Në vitet e fundit, argumenti lidhur me këtë çështje ka filluar të bëhet objekt i shumë studimeve shkencore. Për sa i përket nivelit biologjik, është mekanizmi më i rëndësishëm për mbijetesën: na shtyn që të ushqehemi mirë (ushqimi përbën një kënaqësi më vete), të mësojmë, të dashurojmë ose të japim gjithçka tonën në lidhje me një çështje të caktuar. Bëni një provë me veten: mendoni të bëni për vete një person, ju bëni diçka që t‘i bini në sy. A do ta bënit të njëjtën gjë, nëse nuk do të kishte kompensim më pas? Nga pikëvështrimi shoqëror është një busull që orienton zgjedhjet tona, jo vetëm në sensin egoist (sepse altruizmi të jep kënaqësi të mëdha). Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Oregon-it, i cili është publikuar kohët e fundit në revistën "Shkencë", tregohet se pagimi i taksave aktivizon zonën cerebrale të kënaqësisë. Të bëjmë pyetjen më normale që i takon këtij shkrimi: Çfarë është kënaqësia? Nuk është e lehtë ta përcaktosh. Kënaqësia ka shumë "pamje", duke filluar nga kënaqësia seksuale deri në soditjen e një vepre arti. Për babanë e psikologjisë, Zigmund Frojd, kënaqësia është motori i të gjitha zgjedhjeve dhe përbëhet nga veprime të ndërmarra instinktivisht.
Nga këndvështrimi evolutiv "kënaqësia është një karakteristikë që natyra e ka lidhur me përmbushjen e nevojave primare, të cilat janë të domosdoshme për mbijetesën", tregon Gaetano Di Chiara, farmakolog në Universitetin e Cagliarit dhe autor i studimeve të ndryshme lidhur me këtë temë. "Është një sistem inteligjent dhe i domosdoshëm, i krijuar shumë shekuj më parë, për të lidhur së bashku disa forma si: të ngrënit, të riprodhuarit dhe garantimi i vazhdimësisë së specieve", tregon Stefano Canali, filozof në Universitetin Sapiensa në Romë. Në të njëjtën kohë, kënaqësia lejon në një farë mënyre pakësimin e stresit. Studimi i realizuar nga Ann MacLarnon dhe Stuart Semple nga Universiteti Roehampton në Londër, ka treguar përfitimet e këtij aktiviteti. Gjatë eksperimenteve të ndryshme (ata kishin vëzhguar një grup majmunesh, femra), vunë re se majmunet, të cilat kalonin të paktën 16 minuta në një orë pranë shoqëruesve të tyre, kishin nivele më të ulëta të kortizolit (hormonit të stresit) në gjak. Bonusi riprodhues "Gjithçka ndryshon kur vjen puna te kënaqësia seksuale, arritja e orgazmës. Nëse kjo gjë provohet shpesh gjatë një akti, kënaqësitë si seksuale, fizike, mendore dhe shpirtërore rriten në një shkallë të lartë", shpjegojnë studiuesit. Ende nuk ekziston një shkallë për të matur intensitetin e kënaqësisë. Tentativa e vetme për ta matur është provuar nga psikologët anglezë, Philip Snaith dhe Max Hamilton nga Universiteti Leeds.
Sipas këtyre dy studiuesve, testi "Pleasure scale" (shkalla e kënaqësisë), mat aftësinë e njerëzve për të provuar kënaqësi jo vetëm në seks, por edhe kënaqësitë e vogla që të ofron jeta si: të ushqyerit, të kalosh bukur gjatë një dite me diell apo një dush relaksues, të pasurit hobi dhe lidhje me njerëz të ndryshëm. Nëse kënaqësia është e vështirë të matet, ajo nuk është e vështirë të lokalizohet: disa zona në tru janë "deleguar" vetëm për njohjen e kënaqësisë. Kur takohen me të, lëshojnë disa substanca të caktuara si dopamina dhe endorfina, substanca të cilat të japin ndjesi mirëqenieje. Organi i kënaqësisë Neurologët në Universitetin e Stanfordit kanë zbuluar se humori provokon një kënaqësi më të madhe te femrat se sa te meshkujt. Mario Beauregard dhe Vincent Paquettem nga Universiteti i Montrealit kanë zbuluar se eksperienca fetare "ndez" zonat e kënaqësisë në tru. Ata kanë vëzhguar 5 murgesha dhe kanë arritur në këtë konkluzion. Ndërsa studiuesit nga Universiteti Udwig-Maximilians nga Munihu kanë arritur në konkluzionin se blerja e veshjeve firmë të jep kënaqësi më të madhe se blerja e një rrobe të bukur, por që nuk është firmato. Çfarë karakteristikash duhet të ketë një stimul për të të falur kënaqësi?
"Duhet të prekë ndjesitë, duke aktivizuar sensualitetin dhe seksualitetin", tregon Francesko Conrotto, nga shoqëria e psikoanalistëve italianë. "Kjo mund të ndodhë edhe nëse nuk provokohen zonat gjenitale: stimulimi mund të përfshijë zona të ndryshme të organizmit dhe të kënaqësive intelektuale (si p.sh., dëgjimi i muzikës ose leximi i një libri). Në këto raste, sensualiteti është në kulm, vetëm se është i drejtuar nga aktivitete fisnike". Në kënaqësinë intelektuale, ndjesitë e përfshira janë të dëgjuarit dhe të shikuarit, të cilat mund të shkaktojnë emocione të forta te njerëzit shumë të ndjeshëm (sidomos para një vepre arti). Kjo quhet "sindroma e Stendalit". "Më tepër se 50 për qind e neuroneve në tru i përgjigjen stimulit viziv. Nuk është e thënë se stimuli duhet të jetë i ri për të të shkaktuar kënaqësi. Këtu mund të sjellim një shembull ilustrativ: puthja p.sh., është studimi i një kënaqësie, e cila është provuar kur kemi qenë foshnjë: pirja nga gjiri i nënës, si dhe më vonë puthja që u japim partnerëve tanë përditë, përsëritja e së cilës sjell shumë kënaqësi dhe relaksim", përfundon Lamberto Maffei, drejtues në Institutin Neuroshkencor në Piza.
Marre nga : Gazeta Shqip











