Karnavalet e Korces ne Teatrin Metropol

'Karnavalet e Korces' ne Teatrin Metropol
Në datën 2 dhe 3 mars salla "Shekspir", ora 19:00 jepet premiera e komedisë "Karnavalet e Korçës". Është një komedi e shkruar nga Spiro Çomora, vihet në skenë nga regjizorja Elma Dorezi. Vepra është e njohur për humorin e saj dhe është ekranizuar në filmin Karnavalet në vitin 1980 nga Kinostudio Shqipëria e Re.

Interpretojnë Devis Muka, Ina Gjonci, Marsela Lena, Klodian Hoxha, Lorenc Kaja, Jonida Cunga dhe Oriana Came. Kostumografia, Edlira Qyshka dhe skenografia Beqo Nanaj. Komedia është e ndërtuar në tri akte. Veprimi zhvillohet në Korçë dhe rrëfehen ngjarjet në mjedisin e këtij qyteti, në vitin 1936. Skena kryesore ku ndodhin dhe konfliktohen ngjarjet është e vendosur në shtëpinë e një tregtari të pasur, Nikollaq Jorganxhiut. Dyshja Nikollaq dhe Olimbi, çifti i bashkëshortëve që përfaqësojnë tregtarët e vegjël të Korçës është një dyshe sa komike, aq edhe tragjike.

Ata janë në një synim të përbashkët: ta martojnë çupën e tyre të vetme Afrovitin, por prapamendimet i kanë të ndryshme. Në thelb ata janë dy prindër egoistë, të cilët jo vetëm që nuk e ndihmojnë vajzën e tyre, po e vendosin atë në situata qesharake e tragjikomike. Afroviti është pasqyra e prindërve të saj, por nëse ata janë të rrahur nga jeta, ajo shfaqet me gjithë mendjelehtësinë, dashakeqësinë dhe antipatinë e një vajze të moshës së saj.

Për rezervime telefononi në:
+355 42 270 668

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama