Zotimi i Gjergj Bojaxhiut Shtesa e Bashes e turpshme do ta anuloj

Zotimi i Gjergj Bojaxhiut: Shtesa e Bashes e turpshme, do ta anuloj

Gjergj Bojaxhi ka thënë se kati shtesë i pallatit të Lulzim Bashës dhe bashkëshortes së tij, Aurela Isugi, është një veprim i turpshëm. Në një prononcim për Tema-n, kandidati i pavarur për bashkinë e kryeqytetit thekson se leja që Basha i ka dhënë vetes së tij do të anulohet në rast se ai fiton zgjedhjet.

“Nëse kjo leje është e paligjshme, unë do ta anulloj. Fatkeqësisht informacioni publik mbi këtë vendim është i mangët. Për këtë arsye, dëshiroj të bëj dy pyetje publike për Zotin Basha:

1.A ka marrë zoti Basha miratimin me shkrim të të gjithë banorëve të pallatit, të cilët janë ligjërisht bashkëpronarë të tarracës mbi të cilën do të kryhet ndërtimi?

2.A është bërë konsultim me publikun për këtë ndërtim ashtu siç e kërkon legjislacioni i mjedisit para se të jepet leja?

Nëse këto detyrime apo edhe detyrime të tjera ligjore nuk janë plotësuar leja është e paligjshme dhe të gjithë punonjësit e bashksië që e kanë miratuar atë duhet të mbahen përgjegjës. Praktika të tilla të fshehta do të marrin fund me politikën tonë të transparencës totale: çdo vendim, leje, kontratë, transaksion dhe document tjetër i Bashksië do bëhet menjëherë publik dhe në mënyrë lehtësisht të arritshme nga çdo kush që dëshiron”, deklaroi Bojaxhi për Tema Online.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama