Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Çokollata është cilësuar si "mëkati i fytit", apo jo? Edhe pse mund të duket shumë e pamundur, kompania "American Association for the Advancement of Science (Aaas)" ka punuar për çokollatën dhe i ka kushtuar një simpozium të madh me diskutime rreth dobive të saj mbi trupin dhe mendjen e njeriut. Sepse kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me "flavanoli"
(substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore). Të mos i ngatërrojmë me "flavanoli"-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Si provë që "flavanoli" pengojnë dëmtimin e enëve të gjakut, në takimin e "Aaas" janë sjellë prova të ndryshme, të shoqëruara nga shumë studime klinike. Por prova më bindëse e fuqisë terapeutike e "ushqimit të tyre" vjen nga një tribu e vërtetë, kunët, një nga komunitet e fundit vendase të Amerikës, të cilët për qindra vjet kanë jetuar pothuajse të izoluar në arkipelagun karaibik të San Blas përballë brigjeve të Panamasë.
Kunët praktikisht nuk e njohin atakun kardiak. Për të pasur një ide, në spitalin "Ailigandi", qendra më e madhe shëndetësore në San Blas, makina e elektrokardiogramës funksionon prej më shumë se 15 vjet dhe nuk ka diagnostikuar kurrë një infarkt. Por, në fakt kunët shqetësohen për sëmundje të tjera, veçanërisht për infeksionet dhe sëmundjet parazitare si diarreja, tuberkulozi, AIDS dhe malaria. Mirëpo duket sikur kanë fituar një imunitet të madh në krahasim me problemet e tjera, të cilat në fund të botës shfaqen me rritjen e moshës.
Norman Hollenberg, profesor në Universitetin e Mjekësisë në Harvard dhe drejtor i repartit të fiziologjisë në spitalin "Brigham and Women‘s Hospital" në Boston, pas shumë vitesh kërkime mbi gjurmët e kunëve, nuk ka më asnjë dyshim që eliksiri i jetëgjatësisë së këtij populli është pija që konsumojnë më shumë: çokollatë e pastër, e derivuar nga përzierja natyrale e kakaos. Falë procesit të pjekjes, duke u bërë gradualisht edhe nga rrezet e diellit, çokollata e tyre, e bërë në shtëpi, përmban përbërje të larta "flavanoli".
Kunët e pijnë këtë kakao si të ishte ujë, të paktën katër ose pesë tasa në ditë dhe e përdorin rregullisht pluhurin e kakaos për t‘u dhënë aromë pjatave me gatime. Fakti është se ata nuk vdesin nga sëmundjet që prekin perëndimorët. Në kongresin e San Franciskos, Hollenberg ka treguar në plate rezultatet e tij të fundit, të cilat janë publikuar menjëherë edhe në revistën "Internal Journal of Medical Science". Së bashku me kolegët e tij ka ballafaquar certifikatat e vdekjes mes viteve 2000-2004 të popullsisë vendase të San Blas dhe asaj urbane të Panamasë, duke dalë në përfundime se kunët kanë një përqindje pothuajse të papërfillshme kanceri, diabeti, iskemi cerebrale dhe atakë kardiakë (infarktet), më të ulët se 10%. Një jetëgjatësi kjo, më e madhe në krahasim me mesataren e kontinentit.
"Në fillim kishim hedhur hipoteza se jetëgjatësia e tyre dhe gjendja e tyre e mrekullueshme kardiovaskulare u detyroheshin faktorëve natyrorë, por me kalimin e kohës u desh t‘i ribesonim", tregon Hollenberg. "Kur Kunët u transferuan në qytet, pas pak kohësh treguan një profil të ngjashëm mjekësor me atë të bashkatdhetarëve". Stresi dhe faktorët e tjerë ambientalë e venitin rezistencën e tyre: presioni i gjakut rritet, kolesteroli gjithashtu, shfaqen raste të ishemive cerebrale.
Është e pranueshme që ndryshimi thelbësor mes kunëve të ishullit dhe pjesës tjetër të popullsisë qëndron pikërisht në filxhanët e kakaos që ata pijnë. "Por, ajo që ka rëndësi më shumë, është dieta", thotë Andrea Ghiselli, kërkues i Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve mbi Ushqimin dhe Ushqyerjen (INRAN): "Nuk mund të vlerësohet efekti mbrojtës kardiovaskular i kakaos pa llogaritur ushqimin gjysmëvegjetarian të vendaseve. Ushqimi është ushqim dhe jo ilaç".
Megjithatë, nëse ka merita, ato janë të kakaos dhe të çokollatës së zezë, jo të çokollatës me qumësht me shumë yndyra dhe sheqer: "Kakaoja është brenda çokollatës, si akullorja brenda kaushit, thotë Ghiselli. Nëse kakaoja mund të të mbrojë nga arterioskleroza për substancat e saj aktive antioksiduese, çokollata e provokon për përmbajtjen e madhe të sheqernave dhe yndyrave". Si të thuash, çokollata është edhe një kënaqësi, por nuk mund të jetë kurrë një ushqim i shëndetshëm. Aktiviteti i "vitaminës së kakaos", siç dëshiron ta përcaktojë Hollenberg "epicatechina"-n, është testuar në shumë eksperimente të shëndetshme, madje ka dhënë rezultate shumë konvergjente. Për shembull, në revistën "Journal of Cardiovasular Pharmalogy", kërkuesit gjermanë kanë dokumentuar se kakao përmirësonte dëmtimet e enëve të gjakut te meshkujt që pinin duhan edhe pse efekti zhdukej pas një jave pa kakaon. Kërkuesit amerikanë të "Brigham and Women‘sv Hospital" e kanë kryer këtë eksperiment te një grup vullnetarësh, duke u dhënë për të pirë në mënyrë të alternuar pije të përziera me shumë dhe pak "flavanoli", duke zbuluar se kur u jepnin për të pirë pije të pasura me "flavanoli" (4 gramë më shumë në çdo 100 gramë, një raport i ngjashëm me atë të kunëve), subjektet regjistronin një rritje të menjëhershme të qarkullimit të gjakut, sidomos në nivelin cerebral, i cili zgjaste për shumë orë.
Surpriza më e madh e testeve laboratorike ka qenë zbulimi se kakaoja stimulon prodhimin e oksidit të azotit, një përbërës i pranishëm edhe në tymin e cigares dhe tymrat shkarkues të makinës. Ana e mirë e oksidit të azotit është një enëzgjerues: oksigjenon trurin, zemrën dhe organet e tjera të trupit. Në mënyrë logjike, duke qenë se goditjet dhe disa forma të sëmundjeve vaskulare varen nga reduktimi i derdhjes së gjakut neuroneve, "flavanoli"-t e kakaos mund të kenë efekt edhe mbi aftësitë njohëse.
Por, në fakt, shumë eksperimente duket sikur po e konfirmojnë një gjë të tillë, siç është shfaqur edhe gjatë mbledhjes së "Aaas". Ian McDonald, i Universitetit të Mjekësisë së Notinghamit, ka verifikuar se "flavanoli"-t e kakaos rrisin presionin e gjakut në materien gri për dy ose tri orë nga marrja. Në studim, disa gra të reja në moshë duhej t‘i përgjigjeshin një testi paksa të ngatërruar, të shtrira në skaner për rezonancë magnetike. Pasi kanë marrë për pesë ditë një dozë të mirë "flavanoli", gratë shfaqnin një presion gjaku të lartë në hapësirat e trurit. "Edhe pse koha e përgjigjeve ishte e heshtur, eksperimenti sugjeron se "flavanoli"-t mund të rrisnin funksionet cerebrale, për shembull në kushtet e humbjes së gjumit", pohon McDonald.
Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Në "Al Salk Institute for Biological Studies" në Kaliforni, është parë se te minjtë marrja e vazhdueshme e "flavanoli"-t përmirëson aftësinë e kujtesës dhe që përmirësimet vazhdojnë edhe pas ndërprerjes së trajtimeve. Efekti i detyrohet një shtimi në rritjen neuronale, në zonën e hipokampit cerebral. "Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave", shpjegon Enrico Cherubini, shefi i departamentit të neurobiologjisë. "Në këtë mënyrë, ‘flavanoli‘ nxisin një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve". T‘ua bashkëngjisësh kakaon sëmundjeve të këqija, si për shembull "sëmundjes së Alzheimer-it" (e ka marrë emrin nga zbuluesi i saj), apo shqetësimeve njohëse, mund t‘u duket e rrezikshme, e megjithatë "një stimulues i sinapseve të atyre që nuk kanë dalë ende jashtë funksionit mund t‘i ndihmojë të funksionojë më mirë", thotë Cherubini.
Në fund janë efektet mbi humorin, që e çojnë dikë drejt "përdorimit të çokollatës si drogë". Një krahasim paksa i tepruar, por është e vërtetë se çokollata të bën të jetosh një gjendje të ndryshme mendore, të ngjashme me substancat narkotike. Është një shkarkues "mesazhesh" kimike psikoaktivë: nga kafeina te teobromina, apo "molekula e dashurisë", e cila stimulon serotoninën. Sipas një studimi të "Middlesex University" për çiftet e reja, të cilët kanë mbushur moshën 20-vjeçare, ngacmimi i çokollatës (e matur në bazë të aktivitetit elektrik cerebral dhe rrahjeve të zemrës) i tejkalon kënaqësitë e një puthjeje pasionante mes partnerëve.
E vlerësuar në Londër me tri medalje të arta, e gjitha për meritë të kakaos "Chuao"
Çokollata më e mirë në botë
Emocione, madje ndonjëherë edhe drithërima. Kënaqësi që shkojnë përtej normales, aq sa mund t‘i ndjesh në tru e zemër. Është shumë tunduese. Ndoshta një "tundim", siç thotë Joanne Harris, shkrimtare dhe kuzhiniere, një prodhuese e çokollatës. Dhe gjithçka është në këtë çokollatë, në një copë picë, apo në një copë kek.
Dhe nëse të gjitha këto janë të përgatitura nga "Amedei", atëherë është më se e sigurt që të gjitha emocionet apo gjithçka tjetër janë numër një në botë. Agjencia e vogël në Pontedera e vëllezërve Tessieri ka fituar tri medalje ari në Londër, në atë që konsiderohet dhe si kampionati botëror i çokollatës. Dhe në Londër, në fakt, "World Chocolate Awards" dhe juria e specializuar e "Chocolate Academy", nuk bëjnë tolerim për askënd. "Janë vlerësuar kubthat tanë të vegjël "Chuao", nga Porcelana dhe nga Toscana Black 70%, si produktet më të mira. Këtë fakt e shpjegon Alessio Tessieri, Për më shumë i është dhënë një rëndësi edhe "Amedei"-t, që është një nga prodhimet tona më të fundit në qarkullim". Të lumtur? "Patjetër, por pa bërë shumë shpërthime gëzimi. Dihet mjaft mirë që ne jemi pak të mbyllur...". Dhe nuk ndalet Tessieri mbi faktin që "Amedei" është marrë si një shembull në "Bulgari Hotel", apo në Danieli të Venecias, si edhe në parkun "Hayatt" të Tokios. Ai preferon të flasë për atë që qëndron pas çdo tavoline dhe që është historia (historia e radhës) e shoqërisë së lindur si një laborator i vogël dhe tashmë është gati për një sfidë botërore.
Fjalë të mëdha? "Janë të dhëna të vërteta, pasi duke i njohur në veçanti, kjo e jona nuk është një çokollatë që hahet, por siç shijohet vera sipas luksit ("luxury" thonë anglezët dhe që sigurisht tingëllon shumë më mirë) me një tabaka "Amedei", apo me një kek që ndoshta shkon përtej një çokollate. Kjo është historia e "Chuao"-s, e kësaj kakaoje unike, që përfaqëson një pjesë të rëndësishme (por jo shumë të madhe) të prodhimit të shoqërisë piziane (nga Pizza e Italisë). "Chuao" është një kakao ndryshe nga çdo lloj tjetër. Mund të thuhet edhe "bastarde", pasi në ndryshim nga kualitetet e tjera, është rezultat i shekujsh kryqëzimi mes plantacioneve të ndryshme. Dhe si të gjithë bastardët, është shumë më dinake, shumë më e vështirë për t‘u përgatitur, por kur ajo është përgatitur, është shumë më e mirë nga çdo gjë tjetër, e patjetër shumë më ndryshe nga çdo gjë tjetër. Dhe ajo gjendet vetëm në Venezuelë, në një park kombëtar përballë detit dhe atje mund të shkohet vetëm nëpërmjet detit.
Në këtë Eldorado të re ka 80 familje të bashkuara në një kooperativë kolektive, që gjithnjë e kanë kultivuar e mbledhur me shumë kujdes. Dhe këtë gjë e kanë bërë edhe vëllezërit Tessieri-Amedei, që kanë luftuar konkurrencën kur erdhën, duke i ofruar kësaj kooperative çmime që ata nuk mund t‘i refuzonin. Por edhe ia kanë lejuar vetes ndryshimin e mënyrës dhe ritmit të punës, sepse së bashku me kakaon dhe punëtorët e familjet e këtij vendi, do të kishin mbetur gjithnjë në qendër të vëmendjes së tyre. Ashtu siç edhe po ndodh në të vërtetë. "Cilësohet si një prodhim i qëndrueshëm, thotë plot krenari Alessio. Ne i besojmë". Dhe ka qenë ky bashkëpunim që ka mbetur shumë i fortë dhe do të qëndrojë, pasi kakao e "Chuao" është një aventurë që do të vazhdojë për shumë kohë. Dhe nëse suksesi i "Chuao"-s ka qenë botëror, edhe prodhimet "Amedei" kalojnë në majën e botës për kakaon. Por "Chuao" ka një aromë të mrekullueshme të frutave të pyllit e shkrihet në gojë në mënyrë tunduese. Dhe kjo është një fjalë e thënë nga Sara-Jane Stanes, presidente e "Chocolate Academy".
Marre nga : Gazeta Shqip











