Jezu Krishti ka pasur nje grua!

Jezu Krishti ka pasur nje grua!

Bibla e mban të fshehur sot e kësaj dite një pjesë të jetës private të Jezu Krishtit. Në shtator të viti 2012 është paraqitur një shkresë e njohur si “Ice papyrus”, që ka ngritur mundësinë e një martese të birit të perëndisë, ku vet Jezusi ia ka pohuar vetë njerëzve që e shoqëronin, për gruan e tij, fakte që dokumentohen dhe në shkrimin e publikuar në “New York Times”.

Nuk ka dëshmi të falsifikimit moderne në tekstin e lashtë duke përmendur “gruan e Jezusit”. Testet e reja nuk tregojnë prova të falsifikimit në papirus lashtë, shkruan në vazhdim “New York Times”.

Fjalia e lartpërmendur se “Jezusi u tha atyre, gruaja ime..” kishte ndezur debatin rreth shenjtërimit të grave katolike, ndërsa vijojnë pyetjet për autenticitetin e dokumentit. Por, besimtarët e fortë katolik këtë e mohojnë, duke e quajtur gënjeshtër. Testet e reja shkencore kanë hedhur prova të falsifikimit modern në një tekst të shkruar në papirus të lashtë egjiptian që i referohet Jezusit se ka qenë i martuar, sipas një artikull të shumëpritur që u botua të enjten në “Revieë Teologjik” të Harvardit.

Konstatimet mbështesin argumentin e fortë se Jezusi ka qenë i martuar, gjë që dokumentohet dhe me fakte autentike. “Ungjilli i gruas së Jezusit” u prezantua në botë nga King (akademik i Universitetit të Harvardit), në një konferencë në Romë, 18 muaj më parë. Ky njoftim bëri bujë në mbarë botën. Shumë nga kolegët akademik të Kingut, si dhe gazeta e Vatikanit, e hodhën poshtë këtë fakt, si një vepër e falsifikuar.

Studiuesi King hapi debate mbi rolin e femrës, familjes, dhe një beqari që i është dedikuar jetës shpirtërore. Rezultatet e një testi karboni një papirus, që ndoshta daton që nga shekulli i shtatë ose tetë- Egjiptit, është një nga provat bindëse që hedh hipotezat se Jezusi ka qenë i martuar.

 

Profesorë të kimisë dhe biologjisë nga universitete prestigjioze, si ai i Kolumbias, Harvardit etj. janë duke u marr seriozisht me këtë çështje dhe tani ata kanë arritur në përfundim e sipër të analizave të shkrimit të hershëm (papirusi) dhe boja e përdorur janë të ngjashme me ato që daton nga periudha e shekullit të shtatë. Autentik apo jo, dokumenti është dhe për çdo rast mund të shërbejë si provë se Jezusi kishte një grua.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama