Dy bionde me bikini të ngushta, me gjoksin me silikon dhe syze origjinale, improvizojnë një duet seksi, mbi një krevat në anën e një pishine në "Tao Beach", të hotelit "Venetian". Ato quhen Shelly Alexander dhe Lauren Kleban. Mbrëmjeve vajzat punojnë si balerina në klubin e natës "Moon", ndërsa ditën, pët to ka gjithmonë një vend falas në festat e "Tao Beach", një nga pishinat-klub që janë shumë në modë kohët e fundit në Las Vegas. Në reklama i cilësojnë si klube evropiane. Në të vërtetë janë pishina ku ndalohen të hyjnë të rinjtë nën 21 vjeç dhe ku organizohen festa, për të cilat shkruajnë gazetat dhe revistat më të famshme. Gazeta prestigjioze "New York Times", në një numër të saj, i kishte kushtuar dy faqe të plota të rinjve të plazheve të
"Orange County", lagja tradicionalisht e pasur republikane e Kalifornisë, të cilët shkojnë aty për t‘i dhënë lamtumirë beqarisë. Po ashtu grupe vajzash, që të premten marrin avionin nga Nju-Jorku për të mbërritur në këtë vend të mrekullueshëm. Anita Ross, 27 vjeçe, me çantë "Guçi" dhe syze "Channel" është një lexuese e rregullt e revistës hollivudine me thashetheme "Tn touch". Ajo ka vendosur që bashkë me shoqet e saj, Noelle dhe Vanesa, të marrë avionin "JetBlue" të orës 18:40 nga aeroporti "Jfk", me destinacion Las Vegasin. Në orën 21:35 duhet të mbërrijnë në vendin e duhur. "Do të shkoni për të luajtur", i pyesin disa djem... "Jo, do të shkojmë për festat në pishinë". Nuk bëhet fjalë për pishinat klasike të hoteleve. Aty nuk mund të notosh, të marrësh rreze dielli dhe të çlodhesh. Një ndërthurje mes klubeve të natës dhe bareve të zakonshme të ditës, me një orar që shkon nga ora 10 e mëngjesit deri në 10 të darkës, me një atmosferë të ekzagjeruar. Nën një temperaturë që i kalon 40 gradët klientëve, kujdesi për ata nuk mungon.
Atyre u jepen copa akulli për t‘i vendosur në kokë, madje ka edhe një personel të punësuar posaçërisht për të hedhur ujë të ftohtë mbi të ftuarit që dëfrejnë si të çmendur në pishina. Këtu atmosfera është vërtet e ekzagjeruar . Të rinjtë pinë njëra pas tjetrës shishet me "Dom Pérignon" që kushtojnë rreth 4.200 dollarë një, apo konjak "Rémy Martin Louis XIII", që kushton 6.075 dollarë, duke vallëzuar në ujë, të ngjitur njëri me tjetrin, nën ritmin e muzikës rrok e hip hop të zgjedhur me kujdes nga dixhejt më të famshëm në botë. Shpesh nuk të lenë të hysh. Arsyet janë të shumta; aty ka radhë të gjata që zgjasin disa orë. Por edhe nëse nuk je shumë e bukur, p.sh. nëse nuk ngjan si Paris Hilton, pse jo, të paktën si motra e saj, Niki, apo nuk je striptiste në ndonjë klub nate, ose nuk je vip si Puff Diddy apo Kevin Federline, apo thjesht se nuk ke nga 2 deri në 5 mijë dollarë në ditë për të harxhuar, për të marrë me qira një shtëpi me televizor plazma, bar, me pije të shtrenjta, në pishinë nuk mund të futesh. Në Las Vegas, klientët humbasin edhe rrobat e trupit, jo vetëm në tavolinat ku luhet poker, por edhe në festat e "Tao Beach", të hotelit "Venetian"; në "Moorea" të hotelit "Mandalay Bay", në "Venus" të hotelit "Caesars Palace", në "Bare" të hotelit "Mirage", në të ashtuquajturin "Rehab", të dielave pasdite, në pishinën e hotelit
"Hard Rock" dhe në "Ditch Fridays" të hotelit "Palms", frekuentuesit largohen thuajse gjithmonë pa rroba. Madje disa prej tyre humbasin edhe recipetat e kostumeve të banjës, sigurisht të firmave të njohura si "Louis Vuitton", "Burberrya" apo "Puçi", sepse të dëfrehesh topless është krejtësisht normale. Ellen Rozzelle, 24 vjeçe, vjen pothuajse çdo të premte nga Kolorado me të fejuarin e saj për të bërë kërcime të ekzagjeruara në "Moorea Beach". Gjoksi i saj i bukur, sigurisht me ndihmën e silikonit, i shpërqendron lojtarët e "blacj jak" në hotelin "Mandalay". Në fakt, vetëm një xham i hollë e ndan kazinonë nga vajzat e lagura gjysmë të zhveshura që dëfrejnë në pishinë. Anthony Cutis, presidenti i LasVegasAdvisor.com, një sajt lokal udhëtimesh thotë se: "si klubet e natës", festat në pishinë i shpërqendrojnë të ftuarit. Pastaj të gjithë janë gati për të luajtur në kazino". Sigurisht janë bërë për t‘i dhënë disa orë gjumi një klientele të re dhe plot para, që qëndron zgjuar deri në mëngjes nëpër lokale, që në dorë mbajnë shishe "Mary" apo vodke dhe lëng portokalli, pastaj ngadalë në pishinë. Në vitin 2006, në Las Vegas, kryeqyteti botëror i mëkatit, ka pritur 39 milionë vizitorë, (në vitin 1990 u regjistruan 21 milionë) dhe më shumë se gjysma e tyre nuk kishin ardhur për të luajtur. Në fundjavën e gjatë të Festës së Punës (nga e shtuna 1 shtator, deri të hënën më datë 3 shtator) në Las Vegas erdhën më shumë se 200 mijë persona, dhe 201 milionë dollarë nuk u mblodhën nga kazinotë, por nga lokalet. Në vitet e fundit, klubet kanë ndryshuar idenë që brezat e rinj kanë për Las Vegasin. Ata shkojnë aty për klubet, loja është dytësore. Jason Strauss, 34 vjeç, është një nga pronarët e "Tao Beach". Disa vjet më parë kishte ndërtuar lokale në plazhet njujorkeze të
Hamptons. Ai kishte marrë famën, sepse mes të ftuarve ishin motrat miliardere Hilton, Britni Spirs, si dhe vajzën e ish- presidentit Bill Klinton, Çelsin. Për të përuruar pishinën dhe njëkohësisht edhe barin e Las Vegasit mori nga Londra aktoren që fitoi "Oskarin" me filmin "The queen", Helen Mirren, edhe pse ajo nuk është frekuentuesja tipike e "Tao Beach". "Ideja e këtij klubi më erdhi pas udhëtimeve në "Sant Trope". Doja të ndërtoja pishina alla evropiançe", thotë Strauss. Mes klientëve ka njerëz me trupin e bërë komplet me tatuazhe si në Miami Ink, realit- show më i ndjekur i kanalit televiziv TLC, që tregon aventurat e një dyqani tatuazhesh në Majami. Mes njerëzve të punësuar janë edhe "regjisorët e humorit", të cilët kujdesen për të "ngrohur" atmosferën dhe për të bërë njohjen e grupeve të djemve me ato të vajzave. Monedhat 100 dollarëshe dhe croupieret bionde nuk mungojnë për asnjë çast. Si në klubet e natës, edhe në festat në pishinë nuk mungojnë të famshmit. Të ftuar dhe të paguar për të qëndruar jo më shumë se 40 minuta, për të thënë dhjetë fjalë dhe për ta bërë pishinën të famshme përkohësisht.
Kalika Mouquin, drejtoreshë marketingu e pishinës topless "Bare", tregon se grupi "Light", pronar i "Bare" dhe i një klubi nate ka arritur të ftojë një mbrëmje edhe Leonardo di Caprion. Në dhomat e hotelit për vipat, Di Caprio dhe miku i tij më i mirë, aktori Kevin Connnolly, kanë ngrënë midhje dhe kanë pirë shumë pije alkoolike, duke parë ndoshta me admirim vajzat toplees dhe shoqëruesit e tyre nëpër pishina. Kalika nuk tregon se sa e kanë paguar Leon, por që atëherë radha në mesditë për të hyrë në "Bare" sigurisht që është zgjatur akoma më shumë.
Marre nga : Gazeta Albania