Ja cilat jane skandalet seksuale per vitin 2013

Ja cilat jane skandalet seksuale per vitin 2013

Edhe ky vit, si shumë të tjerë më parë, është shënuar nga skandalet seksuale të personave të njohur. Prej Zelandës së Re, përgjatë Malit të Zi e deri te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto skandale paraqisnin temat kryesore të mediave. Ja cilat janë disa nga skandalet seksuale për vitin që po lëmë pas.

1. Vendimi gjyqësor për “Bunga-Bunga”

Silvio Berlusconi dhe Karima El Mahroug

Në mesin e gjyqeve të përfunduara kundër ish-kryeministrit italian, është edhe i ashtuquajturi rasti “Bunga-Bunga” (gostitë e seksit ). Silvio Berluckoni u dënua përfundimisht me shtatë vjet burg, pasi akuzohet se u ka paguar shuma të mëdha vajzave të mitura për të kryer marrëdhënie seksuale me to. Njëra ndër to ka qenë edhe Karima El Mahroug, e cila njihet me emrin “Fatalja Ruby”.

Gjatë arsyetimit të vendimit, gjykata ka konstatuar se Berlusconi ka pasur marrëdhënie seksuale me një  prostitutë të mitur marokene. Gjithashtu Berlusconi akuzohet se ka qenë organizator i seks-orgjive të njohura si “bunga-bunga”.

2. Carlos Danger, i njohur si Anthony Weiner seks me një vajzë të re

Në një periudhë, në garën për kryetar të New York-ut, Anthony Weiner kishte një shans për një rezultat të mirë në zgjedhje, por ai u përfshi në një skandal seksual me një vajzë të re. Carlos pati marrëdhënie me një 22-vjeçare, për të cilën kishte harxhuar shuma marramendëse. Kur u kuptua ky skandal, popullariteti i tij ra. Nga ana tjetër presidenti Obama i sugjeroi atij që të tërhiqej nga gara.

Gruaja e tij Huma e fali, ashtu siç ndodhi para dy viteve, kur ai u gjend në të njëjtën situatë, pasi përmes rrjeteve sociale u dërgonte fotografitë e tij lakuriq vajzave të reja.

3. Korrupsioni i dashurisë në Çeki

Kryeministri çek, Petr Necas, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pasi kryetarja e zyrës së tij, Jana Nagyova, u akuzua për keqpërdorim pushteti dhe korrupsion. Necas pastaj pranoi se kishte marrëdhëniet të fshehta me të dhe më vonë ai divorcohet nga gruaja.

Nagyova akuzohet se ka korruptuar deputetët për interesat e saja personale dhe se ka përdorur shërbimin ushtarak të zbulimit, për të përgjuar gruan e kryeministrit.

4. E bija e presidentit çek në orgji

Skandali i Necasit nuk ishte i vetmi në Çeki, 19-vjeçarja Katarina, vajza e presidentit Milos Zeman, këtë vit është xhiruar në orgjitë e rinisë së Pragës. Imazhet janë përhapur nga faqja “PartyHardcore.com” e pastaj janë përhapur nga portalet tjera të lajmeve në Çeki

Katarina mohon akuzat dhe thotë se gjithçka është e montuar dhe se ajo nuk ishte në ato xhirime.

5. Politikani malazez filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë

Ministri i Financave të Malit të Zi, Miroslav Ivanisevic, u kapë duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të re në zyrën e tij. Në “YouTube” është postuar një video që në pjesët më të mëdha është errësuar, por zëri dallohet mirë. Ivanisevic ka thënë se nuk e dinte se xhirohet dhe se në video është gruaja, që i bënë me vite të tëra shantazhe. Ivanisevic pas këtij skandali ai dha dorëheqjen.

6. Politikania serbe, publikon foto “hot”

Vanja Hadzovic, të cilën shumë e kanë quajtur si shpresa e re e diplomacisë serbe, deri vonë ishte e njohur si këshilltare në Ministrinë e Jashtme të Serbisë. Para pak kohësh dolën në internet disa fotografi provokative, ku ajo shfaqej e zhveshur. Vanja shpejt u bë tema kryesore e tabloidet të botës, për këtë arsye dha dorëheqjen nga posti i saj.

7. Teatrit “Bolshoi”, si shtëpi publike

Një ish-soliste e teatrit “Bolshoi” në Moskë, Anastazia Volockova, ka akuzuar drejtorin e përgjithshëm të këtij teatri se e ka shndërruar “Bolshoin” në një shtëpi publike. Ajo thotë se vajzat janë detyruar të shkojnë në mbrëmjet gala, e ku paralajmëroheshin se pastaj duhet të shkojnë me dikë në krevat. Balerinat që kanë refuzuar, janë kërcënuar se nuk do të shkojnë në turne dhe se nuk do të luajnë në shfaqjet e “Bolshoit”.

8. Në lidhje me të dashurën e rivalit

Kryetari i Aucklandit në Zelandën e Re, Len Brown, kishte marrëdhënie me një grua, që në të njëjtën kohë ajo ishte e dashura e kundërshtarit më të madh të tij politik. Brown pranoi publikisht në televizion se, kishte një lidhje jashtëmartesore dhe se kërkonte që ta lënë të qetë, përderisa kjo gjë nuk e shqetësonte familjen e tij. Ai tha po ashtu se, nuk do të japë dorëheqje. Publikimin e lidhjes së tij e quajti “presion” për t’u tërhequr dhe si përpjekje “për ta shkatërruar”. Brown është i martuar dhe është baba i tre fëmijëve, ndërsa skandali doli disa ditë pasi u zgjodh për kryetar të Aucklandit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama