Italianet tallen me shqiptaret? Mos harroni kete!

Italianet tallen me shqiptaret? Mos harroni kete!

Një raport i Kongresit Amerikan të Emigracionit ka bërë një përshkrim mjaft me detaje për emigrantët që shkonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1912. Detajet arrijnë deri aty sa që bëhet një përshkrim i jetesës së tyre, përshkrime fizike dhe elementë të jetesës, të cilët lënë tepër për të dëshiruar.

Nuk do të çuditeni aspak kur të shihni se si raporti i përshkruan emigrantët italianë si shtetas që “binin erë të keqe” dhe që bënin një tufë me kalamaj të cilët i dërgonin për të lypur.

Më poshtë po ju tregojmë një pjesë të tekstit të shkëputur nga një raport i Kongresit Amerikan të Imigracionit të emigrantëve italianë në Shtetet e Bashkuara, tetor 1912.

"Ata janë në përgjithësi me shtat të vogël dhe lëkurë të errët. Shumë prej tyre bien erë të keqe sepse mbajnë të njëjtën veshje për disa javë. Ndërtojnë kasolle në periferi. Kur arrijnë t’i afrohen qendrës kërkojnë apartamente me qira me çmim tepër të ulët. Ata bëhen  2 vetë dhe kërkojnë për një dhomë me kuzhinë. Pas disa ditësh ata bëhen 4, 6, 10 persona dhe flasin gjuhë të pakuptueshme, ndoshta dialekte. Shumë fëmijë përdoren për të lypur; shpesh para kishave të vjetra gra dhe burra qajnë për mëshirë, me tone të përvajshme dhe idhnake. Bëjnë shumë fëmijë të cilët mezi i mbajnë më pas. Thonë se ata janë të varur pas vjedhjeve dhe dhunës. Gratë tona i shmangin, sepse janë të shëmtuar dhe të egër, dhe për shkak të lajmeve të shumta për përdhunime që janë përhapur. Politikanët i kanë hapur shumë kufijtë, por, mbi të gjitha, nuk kanë qenë në gjendje që të zgjedhin në mesin e atyre që hyjnë në vend për punë dhe atyre që mendojnë se mund të varen nga veprimtari kriminale".

Raporti vazhdon: "Veriorët përshtaten në shtëpitë që amerikanët refuzojnë, punojnë më shumë, familjet e tyre mbeten të bashkuara dhe nuk shqetësohen për pagat e njëri-tjetrit. Të tjerët, ata për të cilët raportohet në pjesën e parë të këtij artikulli, janë nga jugu i Italisë. Unë ju ftoj të kontrolloni dokumentet e origjinës. Siguria jonë duhet të jetë shqetësimi i parë".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama