Ish-ushtaraku mban pas 10 vjetesh premtimin

Ish-ushtaraku mban pas 10 vjetesh premtimin

Një ish-ushtar britanik, që takoi një djalë me fytyrë të deformuar, teksa ishte në shërbim në Bosnje, i ka kaluar 10 vite të jetës së tij duke mbledhur para për të mbajtur premtimin e dhënë. Wayne Ingram, 44 vjeç, e takoi djalin 4-vjeçar, Stefan Savic, një dekadë më parë teksa ishte me mision paqeruajtës në Europën lindore. Stefan ka lindur me një kusht shëndetësor prej të cilit i ka sytë 4.5 cm larg dhe nuk ka një hundë siç duhet. Ish-ushtaraku grumbulloi 144 mijë dollarë për operacionin që zgjati 12 orë. Falë bamirësisë së tij, tani djali i ka sytë më afër dhe operacioni plastik i ka ‘dhuruar’ një hundë normale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama