Inva Mula interpreton Traviaten ne Toronto

Inva Mula interpreton Traviatën në Toronto

Inva si Violeta

Regjisori preferon veçanërisht sopranon shqiptare, Inva Mula në rolin e Violetës. “Traviata e saj është si pjata e preferuar. Ky është zakonisht problem sepse kur këngëtarët kanë emër të madh ata këndojnë atë çfarë këndojnë dhe thonë, ‘Më vjen keq por kjo është pjesa ime; unë e di se çfarë bëj.’” Por në këtë rast ky nuk ka qenë një problem për regjisorin rus. “Unë I thashë asaj shumë gjëra. Pas 15 minutash ajo tha se ndihej sikur po e bënte Violetën për herë të parë në jetën e saj. Ajo është absolutisht e mrekullueshme”.

Traviata e Bertman
Në moshën 40 vjeçare, regjisori Bertman ka një reputacion për polarizimin e performuesve dhe audiencave gjatë intepretimeve asnjëherë të zakonshme që ai realizon. Të njëjtën gjë synon të bëjë edhe me Traviatën e Verdit në Kompaninë e Operas Kanadeze, biletat e së cilës janë shitur tashmë të gjitha. “Të menduarit tim është krejtësisht ndryshe. Më duket shumë e mërzitshme të bëj gjithnjë të njëjtën gjë”, shprehet regjisori rus. “Përpiqem të gjej gjithnjë diçka ndryshe. Sidomos për Traviatën, e cila është si një lloj opere pop… . Të gjithë i njohin përmendësh meloditë. Verdi e shkruajti këtë opera në një stil popullor por është shumë më interesante të shkojmë më thellë”.

Specialiteti i Bertman është të gjejë bërthamën emocionale në çdo karakter. Që prej themelimit të kompanisë Teatri i Operas Helikon në Moskë në vitin 1990, regjisori ka punuar që të sjellë filozofi të udhëheqësve shpirtërore të operas siç është Stanislvski. Bertman shprehet se kjo Traviatë do të duket e njohur për të gjithë. “Është e njëjti dekor dhe të njëjtat kostume, por po përpiqem të ndryshoj shumë gjëra sepse kohët po ndryshojnë, unë po ndryshoj, Toronto po ndryshon dhe publiku po ndryshon”, thotë Bertman. Bertman po fokusohet në dy anët e botës së Violetës. Po përpiqet të gjejë një lidhje ndërmjet realitetit tonë dhe fantazisë tonë. “Traviat e kësaj radhe fillon në një klub nate, në një vend të errët ku ndodhin gjëra jo të këndshme”. “Por pas tetë minutash, kjo pamje do të shkatërrohet tërësisht nga pamje të tjerë shumë të këndshme – pallate të mëdha të shekullit të 19-të me ngjyra të ndritshme”.

Ermonela Jaho, në Tiranë për Traviatën

Një soprano tjetër e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, do të mbërrijë në Shqipëri më 16 për të interpretuar në “La Traviata”. Jaho ka qenë shpesh herë e pranishme në shtypin ndërkombëtar, atë amerikan, francez etj, për interpretimet e saj të arrira në rolin e Violetës në operan e njohur të Verdit. Ajo mbërrin në Tiranë në këtë bashkëpunim me regjisorin italian Massimo Ranieri. Ka qenë pikërisht Ermonela pika e kontaktit të Teatrit të Operas dhe Baletit shqiptar me regjisorin e njohur italian. Traviata e regjisorit Ranieri do të jetë e parë nga një konceptim ndryshe kësaj radhe. Regjisori përqendrohet kryesisht në plastikën e këngëtarëve duke futur në lojë si element kryesor aktrimin.


Blendina Cara - Gazeta TiranaObserver

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama