IntervistaTopiVisari eshte Visar! Refuzimi i Nishanit gabim fatal

Intervista,Topi:Visari eshte Visar!   Refuzimi i Nishanit, gabim fatal

Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për A1 Report thotë se nëse do të ishte ende në krye të shtetit do të kishte dekretuar Visar Zhitin ambasador në Vatikan, edhe nëse mazhoranca nuk do të ishte konsultuar me të. Këtë qëndrim Topi e argumenton me profilin e plotësuar të Zhitit, “një intelektual, një i përndjekur një njeri me moral të lartë, një njeri që vërtetë ka imponuar respekt dhe unë e kam njohur atë në shumë situata”, siç e quan Topi.
 
Mbi të gjitha thotë Topi, për propozimin e qeverisë për Zhitin ka vullnet të plotë politik. Të gjithë deputetët në Komisionin e Jashtëm votuan pro Zhitit në Vatikan, ndërsa shprehën vlerësimet maksimale për të.
 
Ish-kreu i shtetit, aktualisht kryetar i Frymës së re Demokratike, thotë për A1 Report se refuzimi që Nishani ka deklaruar se do t’i bëjë kandidaturës së Zhitit për të përfaqësuar selinë tonë diplomatike në Vatikan, është një gabim fatal. Sipas Topit, Presidenti nuk duhet të japë në vendimmarrjen e tij “projeksione të natyrës partiake”.
 
Intervista me ish-presidentin Bamir Topi


“Ambasadori nuk është ambasador i qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Kush kërkon ta thotë këtë o kërkon të abuzojë ose të çekuilibrojë raportet e ekuilibrave të pushteteve. Sipas kushtetutës, ambasadori është i shtetit shqiptar, i Republikës së Shqipërisë, që nuk i takon vetëm qeverisë, por i takon të gjithë institucioneve te shtetit. Nga kjo pikëpamje ka një rregull që qeveria, ministri i Jashtëm, kryeministri kanë një raport të caktuar me Presidentin. Presidenti nga ana e vet duhet të jetë shumë i kujdesshëm të mos jap në vendimmarrjen e tij projeksione të natyrës politike partiake, kjo është një çështje tjetër, por institucioni i presidentit duhet të respektohet në emërimin e ambasadorëve. Duhet të ndajmë dy gjëra, çështjen e një procedure dhe çështjen e sjelljes së presidentit.

 

Në rastin konkret, dhe unë dua të jem sa më konkret, asnjëherë nuk jam futur në çështje të tilla, por në rastin e zotit Zhiti është bërë një gabim fatal. Në rast se ne e ndërtojmë shtetin mbi bazën e rregullit dhe të moralit për aq sa unë e njoh, sepse ne nuk kemi të bëjmë vetëm me procedurën, por edhe me profilin e individit , një individ totalisht i plotësuar për ta vënë kudo dhe do të ishte në nderin e shtetit shqiptar që do të gjente mesazhin e përputhur me atë që ka dhënë Ati i Shenjtë edhe kur erdhi në Shqipëri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishin gjithë portretet e martirëve, pse detyrimisht duhet të quhesh martir po të kesh vdekur?! Martir është dhe Visar Zhiti dhe fati i tij i keq patjetër kërkon një mbështetje dhe të natyrës morale. Presidenti nuk mund të kundërshtojë një vullnet kaq të gjerë.

 

Përshembull unë kam qenë kundër ndryshimeve të 21 Prillit, por kur pashë se votuan 105 deputetë ndërkohë që unë jam zgjedhur me 85 vota, e pashë që moralisht isha i detyruar ta nënshkruaja dekretin dhe e nënshkrova. Kur ka një vullnet kaq të gjerë, kur ka arsye kaq të thella për ta pranuar profilin e zotit Zhiti, një intelektual, një i përndjekur një njeri me moral të lartë, një njeri që vërtetë ka imponuar respekt dhe unë e kam njohur atë në shumë situata, atëherë po të sigurojë që është në elitën që mund t’i bëj nderë përfaqësimi i tij në trupin diplomatik, do ishte nder dhe nuk mund të kishte asnjë arsye për ta kundërshtuar. Në procedurë qeveria duhet të konsultohet me presidentin, fjala e fundit për ambasador i takon presidentit, po interpretoj Kushtetutën.

 

Edhe unë kam pasur probleme me mazhorancën, por nuk jam bërë pengesë por kam parë që gjithmonë ka një vullnet për t’i zgjidhur gjërat. Unë do të kisha qenë i lumtur që të deklaroja nga zyra e presidentit që edhe në rast se do të kishim një rregull shumë rigoroz të bëja një përjashtim dhe ky është rast përjashtimor. Kjo është një çështje e vullnetit të presidentit, Presidenti po zbaton një procedurë që e ka të tijën, kjo është një çështje prezantimi të pozicionit moral të presidentit. Ne kemi raste kaq të rralla siç është rasti Zhiti që mund të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze, një njeri me strukturë shpirtërore që pak njerëz e kanë në Shqipëri”, u shpreh Topi.

Zoti Topi si e shihni marrëdhënien mes qeverisë dhe presidentit kur çështja zhiti është vetëm një nga përplasjet dhe të dy palët mendojnë se kanë të drejtë ?


Gjithmonë ka pasur probleme të kësaj natyre midis presidentëve dhe mazhorancave , por unë e shoh situatën shumë të rënduar. Nuk i bëjmë nder institucioneve të Shqipërisë duke (e kam fjalën për të dy palet) , duke i mbajtur shumë procedura pezull ose të lëna zvarrë, ndërkohë që politika dhe shteti shqiptarë ka nevojë për dinamizëm. Askush nuk mund të jetë i bindur kur ushtrohet vullneti tjetrit, por duhet gjetur një rrugë e kompromisit në mënyrë që institucionet të jenë dinamike të jenë fluide, mos të ngecin në vend. Unë e shoh të paqartë situatën, bile do ta parashikoja të rëndë në momentin kur palët duhet të jenë të angazhuar për reformat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama