Ilir Meta therret mbledhje te jashtezakonshme te Konferences se Kryetareve

Ilir Meta thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Konferencës së Kryetarëve

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur nesër në orën 09:00 Konferencën e Kryetarëve. Konferenca e Kryetarëve diskuton dhe vendos programin e punës dhe kalendarin e punimeve. Ajo përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, dy zëvendëskryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare dhe drejtohet nga Kryetari i Kuvendit.

Konferenca e Kryetarëve miraton programin dhe kalendarin e punimeve me mirëkuptimin, nëse mirekuptimin nuk arrihet atëherë Kryetari i Kuvendit i paraqet për miratim në seancë plenare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama