Profesori Gjon Shllaku, nje nga ikonat e pakta te mbetura te kultures shqiptare, ka nderruar jete dje, ne shtepine e tij ne Shkoder. Nuk ka mundur te kaloje kufirin e 80 viteve jete, pavaresisht se me punen e tij, kishte jetuar, qe nga Antikiteti dhe do te jetoje gjate. Qe adoleshent njihte mire latinishten, greqishten e vjeter, frengjishten dhe italishten dhe deri ne fund te jetes i shtoi gjithsej edhe njohjen e 18 gjuheve. Vete ai, deri ne frymen e fundit, per shkak te kalvarit te tij, u be misherimi i maksimes "Dum spiri spero" (sa marr fryme shpresoj), per shkak te vuajtjeve te shumta qe kaloi.
Puna e tij e fundit ka qene nje nga fjaloret me te medhenj shqiptare, latinisht -shqip, nje fjalor prej 65000 fjalesh. Jane 4800 faqe te daktilografuara ne ate dosje ende ta pabotuar. "Eshte i zbehte ne fytyre, por buzeqeshja plot miresi qe nuk iu nda gjithe jeten, me bind se terapia me e mire per te eshte vetem puna", shkruante kohe me pare, letrari i njohur dhe miku i tij Fadil Kraja.
Miku i te gjitheve, ai ishte njekohesisht nje njeri, ku mund te shembelleje gati te pamunduren. Merita e Prof. Shllakut, pervec cilesive te larta, te mbrujtura ne jeten e tij ishin se beri qe te flasin ne shqip Homerin, Eskilin, Sofokliun, Euripidin, Virgjilin, Ovidin, Horacin, Shekspirin, Hygoin, Rasinin, Alfred De Musene etj.
Jane te gjitha gjinite, qe ai ka mundur t'i sjelle ne shqip, duke i dhuruar shqiptareve kulture, me nje diapazon kohor prej mijera vitesh kalendarike dhe infinit vitesh vlere.
Me e dhimbshme eshte vdekja e tij, kur kujton se nga rregjimi i kaluar ka si kujtim nje burg prej 101 vitesh, per agjitacion propogande. Denim, qe per fatin e tij, ai e ka bere vetem per 11 vjet. Pas burgut, ai do te provonte te gjithe kalvarin e fyerjeve dhe do te ishte nje punetor i thjeshte. Ai jetoi gjate ne nje dhome, gati si biruce, ku banonte me prinderit. Ndersa, jetesen e ka siguruar me kalvarin e puneve poshteruese dhe ne kooperativen e artizanatit ne "Zukth- Kashta" ne Shkoder.
Nese Atdheu mund te jete ndonjehere mosmirenjohes, kete mund ta kujtosh kur permend jeten e tij. I ka dhene gjak, djerse dhe pune deri ne vitet '90, kurse Atdheu e shihte pjellen e tij, si nje qenie te lindur per te vuajtur. Ai nuk u lekund asnjehere, sepse kishte nje arme, qe pak e shijonin, teksa, naten, takohej me koloset e kultures boterore. Qe aty, bota e inkuizitoreve te tij, shendrrohej ne nje bote liliputesh, ndersa Bota e tij e madhe sa vete jeta.
Pas vitit '90 ka marre "Urdhrin Naim Frasheri i arte"; me merite i eshte dhene titulli "Profesor" nga Keshilli i Ministrave dhe komisioni i kualifikimit shkencor. Ai eshte gjithashtu fitues i "Pena e arte" ne vitin 2001 per perkthimin "Gjeorgjikat" te Virgjilit.
Te gjitha keto jane pak, kur kujton se Shqiperise i iku dhe nje nga fisniket e fundit te kultures se tij. . Per kontributin e tij te dhene ne 63 vite si perkthyes, atij i eshte dhene titulli i larte "Profesor" ne vitin 1994, ndersa ne muajin mars 2003 atij i jepet nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, titulli "Mjeshter i Madh i Punes
Veprat
Nje pene e arte e perkthimit. Kjo eshte me e pakta qe mund te thuhet per Gjon Shllakun. Burri i mencur, i cili i ngrys ditet e ne nje apartament ne lagjen "Tre Heronjte" ne qytetin e Shkodres, ka perkthyer ne shqip 44 vepra e kryevepra te letersise boterore si: "Edipi Mbret", "Antigona", "Ajaksi" e te tjera nga (Sofokliu); "Prometeu i Lidhur" (Eskili); "Iliada" dhe "Odiseja" (Homeri); "Ifgjenia ne Aulide", "Alkesti", "Hipoliti" e "Medea" (Eurupidi); "Gjeorgjikat" (Virgjili); "Metamorfoza" e Ovidit etj. Nderkaq ai ka perkthyer nga gjuhet frenge, italiane, angleze shume libra te tjere. Gjon Shllaku nje vend te rendesishem i ka kushtuar fjaloreve si: Greqishte e vjeter-Shqip dhe Latinisht-Shqip. Aktualisht profesor Shllaku eshte duke punuar me fjalorin Latinisht-Shqip. Sic tregon dhe ai vete, ka plot 16 vite qe po merret me pergatitjen e ketij fjalori prej 5000 faqesh. Pervec se perkthyes, Gjoni ka shkruar dhe vepra origjinale ne gjinine e drames, si: "Dy Leket" dhe "Skenderi dhe Zuljeka". Per punen e tij te palodhur perkthyesi i njohur shkodran eshte dekoruar ne vitin 1955 me Urdherin "Naim Frasheri" Klasi i Pare, nga Ministria e Ambasada Greke me "Diskun e Arte, ne vitin 2001 nga Ministria e Kultures me "Penen e Argjendte" dhe tashme se fundi presidenti Moisiu do t'i akordoje titullin "Mjeshter i Madh".
Ben Andoni : Gazeta Koha Jone











