Historia e vertete e ushtarit Rajan

Historia e vertete e 'ushtarit Rajan'

Në qendër të filmit hollivudian, “Shpëtoni ushtarin Rajan”, qëndron historia e ushtarit, i cili u kthye në shtëpi gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi tre vëllezërit e tij u vranë në zbarkimin amerikan në Normandi. Mirëpo, kjo histori e trishto ka ndodhur në të vërtet për një ushtar britanik, i cili u largua nga fronti i Luftës së Parë Botërore me urdhër të Mbretëreshës, pasi 5 të afërmit e tij u vranë në luftë.

Ai ishte Uilfred Smith, 20 vjeç kur u kthye në shtëpi nga fronti i luftës në vitin 1918, pasi e ëma e tij kishte marrë 5 telegrame ngushëllimi për vdekjen e fëmijëve  të saj në luftë. Zonja Smith humbi pesë djemtë e saj në frontin e luftës, Robertin 22 vjeç, Xhorxhin, 26 vjeç, Xhonin 37 vjeç, Frederikun 21 vjeç dhe Alfredin 30 vjeç.

E mbetur e vetme në shtëpi dhe vetëm me një djalë, i cili gjendej gjithashtu në luftë, ajo i kërkoi Mbretëreshës që t’ia kthente Ulfredin në shtëpi. Ajo i shkroi një letër Mbretëreshës Mari, ku i lutej që t’i jepte fund shërbimit ushtarak të djalit të saj të vetëm të mbetur gjallë.

Mbretëresha e lexoi vetë letrën dhe u kujdes që djali i zonjës SMith të kthehej në shtëpi shëndoshë. Ashtu sikurse në filmin “Shpëtoni ushtarin Rajan”, u krijua një grup ushtares që ndërmorën misionin për kthimin në shtëpi të Uilfred Smith.

Stërmbesa e Uilfred Smith, Amanda Nelson tregon historinë e stërgjyshit të saj. “Është një histori mjaft e ngjashme me filmin, vetëm se në film bëhet fjalë për një ushtar amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ajo për “Daily Mail”.

Megjithatë, ajo shton se ngjashmëria e historive është thjesht një rastësi, duke përjashtuar çdo mundësi që Steven Spilberg ta ketë bazuar filmin në historinë e Uilfred Smithit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama