Harrojeni Ameriken ja kush eshte toka e premtuar

Harrojeni Ameriken, ja kush eshte toka e premtuar

Në sajë të identifikimit që ka bërë kohëve të fundit senatori amerikan, Bernie Sanders, se Danimarka është një demokraci sociale ideale, ky vend është bërë temë diskutimi e shumë mediave. Por, ajo çfarë bie në sy është se në çdo standard të matur, socializmi danez ia kalon atij amerikan.

Ja disa shembuj:

Të papunët në Danimarkë marrin 90 për qind të pagës për dy vite.

Danimarka ka një siguri të madhe sociale për të papunët, çdo punëtorë që ka punuar së paku 52 javë në tri vitet e fundit mund të kualifikohet në ata njerëz që mund të gëzojnë 90 për qind të pagës së tyre, për dy vite me radhë. Qeveria daneze gjithashtu ka edhe programe trajnimi për të papunët. Si rezultat, 73 për qind e danezëve, nga 15 në 64 vite kanë një punë që paguhet, krahasuar me 67 për qind e amerikanëve.

Danimarka shpenzon shumë më pak në shëndetësi se sa Amerika

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, amerikanët shpenzojnë dy herë më shumë për shëndetësi për banor se sa danezët, fondi i përbashkët i shëndetësisë është në dispozicion të të gjithë taksapaguesve. Sipas kësaj organizate, në vitin 2009 amerikanët paguan një mesatare prej 7290 dollarë në vit për person, ndërsa danezët vetëm 3512 dollarë.

Danimarka është vendi më i lumtur në botë

Raporti i Lumturisë Botërore, i cili përcakton se cili është populli më “i lumtur”, duke shfrytëzuar parametrat si jetëgjatësia, Prodhimi Bruto, siguria sociale, si dhe faktorët si “perceptimi i korrupsionit” dhe të tjera, ka gjetur Danimarkën si vendin më të lumtur në botë. SHBA-të janë gjendur në vendin e 17-të.

Danezët gëzojnë orarin më të shkurtër javor të punës

Danimarka udhëheq para çdo vendi sa i përket bilancit punë-jetë. Danezët punojnë mesatarisht 33 orë për javë, fitojnë rreth 46 mijë dollarë në vit dhe kanë të drejtë të pushimit vjetor (me pagesë) prej 5 javësh. Në SHBA, mesatarja e punës sillet në rreth 47 orë në javë. Veç kësaj, amerikanët gëzojnë pushim prej vetëm 16 ditësh në vit. Kjo vijen kryesisht si pasojë e klimës së vështirë të punësimit, ku pagat kanë ulje dhe shpenzimet janë rritur.

Danimarka u paguan 900 dollarë në muaj për studentëve


Në SHBA, kostoja e shkuarjes në shkollë është rritur në 500 për qind në 30 vitet e fundit. Por në Danimarkë, jo vetëm që kolegji është i lirë, por studentëve u paguhet edhe nga 900 dollarë në muaj për të shkuar në shkollë. Dhe ky fond zgjat për deri në 6 vite. Ndërsa amerikanët paguajnë 31 mijë dollarë në vit për të qenë pjesë e një universiteti privat.

Danimarka ka të ardhura më të larta për banor se çdo vend në botë

Në Danimarkë, pavarësisht një jave të shkurtër të punës dhe mundësive të shumta në sigurinë sociale, punëtorët fitojnë më shumë se sa nevojat e tyre bazike. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, të ardhurat për banorë në Danimarkë arrijnë për rreth 5 mijë dollarë më shumë se në SHBA.

Danimarka ka shkallët më të ulëta të varfërisë

Përfitimet e të jetuarit në Danimarkë janë shumë të mëdha. Danimarka ka shkallën e dytë më të ultë të varfërisë, me rreth 0,6 për qind. Kjo shifër është shumë e vogël, krahasuar me 14,5 për qind të varfërisë në SHBA.

Danimarka radhitet si vendi i parë më i përshtatshëm për të bërë biznes

“Forbes” përdori 11 kritere të ndryshme për të radhitur vendet, nga inovacioni, të drejtat e pronës, burokracinë, taksat, mbrojtjen e investitorëve, performancën e tregut të aksioneve, teknologjinë, korrupsionin, lirinë personale, lirinë e tregtisë dhe lirinë monetare. Në bazë të këtyre kritereve, SHBA-të radhiten në vendin e 18-të.

Prindërit e rinj në Danimarkë kanë 52 javë pushim të paguara

Qeveria e Danimarkës iu jep prindërve të rinj mesatarisht 52 javë pushim me pagesë, një vit të tërë, pasi ata të kenë bërë fëmijën. Ato 52 javë mund të ndahen ashtu siç prindërit do të dëshironin. Veç kësaj, nënat e reja fitojnë 4 javë pushim para lindjes dhe 14 javë pas lindjes. Madje edhe baballarët e rinj fitojnë 2 javë pushim pas lindjes së fëmijës së tyre. Ndërsa në SHBA, 1 në 4 nëna shkojnë në punë dy javë pasi të kenë lindur fëmijën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama