Guida angleze dhjete vendet me te bukura ne Shqiperi

Guida angleze, dhjete vendet me te bukura ne Shqiperi

Helen Armitage është një bloggere e njohur angleze e udhëtimeve turistike. Ajo në një reportazh ka renditur dhjetë qytet më të bukura shqiptare që sipas saj ia vlen të vizitohen.

Ajo shkruan: “Shqipëria është kthyer shpejt në një destinacion referencë për të pasionuarit e udhëtimeve. Ajo ndërthyr bukur modernen me tradicionalen duke u kthyer në një destiacion ‘must’ të Europës. Kemi udhëtuar në shumë qytete, në ato më të bukurat, duke filluar nga qyteti muze i Gjirokastrës e deri në fshatin e vogël dhe të bukur të Thethit.

Gjirokastra

Një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO. Gjirokastra njihet për arnitekturën e saj fine, otomane, ndër shembujt e pakët të mbijetuar deri në ditët e sotme në rajonin e Ballkanit.

Lini

I vendosur në një gadishull të vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit, fshati piktoresk i Linit ndan Shqipërinë nga Maqedonia fqinje. Është një destinacion që nduhet të eksploroni kur të vizitoni juglindjen e këtij vendi.

Kruja

Ndodhet vetëm 32 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Tiranës. Qyteti historik mburret me një nga pazaret më të mëdha të vendit

Saranda

Është qyteti jugor i Rivierës Shqiptare, një qytet i gjallë turistik dhe një nga destinacionet më popullore të vendit.

Berati

Berati është gjithashtu një pasuri botërore që mbrohet nga UNESCO. Përfaqëson gjithashtu një model të ruajtur më së miri të arkitekturës otomane.

Thethi

I shtrirë në pjesën veriore të Shqipërisë, Thethi qenden jo larg nga kufiri me Malin e Zi. Është një fshati i vogël malor për të cilin ka shkruar edhe shkrimtarja britanike Edith Durham e cila e vizitoi gjatë fillim të shekullit 19.

Ksamili

Në jug të Sarandës, pranë kufirit me Greqinë, shtrihet Ksamili, një qytezë e bukur bregdetare. Plazhet e mahnitshëm e bëjnë një nga destinacionet turistike më popullore në Shqipëri. Baret buzë detit dhe katër ishuj të vegjël pranë bregut, rrethuar nga uji kristal, janë perfekt për not dhe intimitet. Pranë Ksamilit është qyteti i lashtë i Butrintit, në listën e trashëgimisë së UNESCO-s që më 1992.

Dhërmiu


Fshati i bukur i Dhërmiut shtrihet në një nga brezat më idilikë bregdetarë të rivierës shqiptare. KA arktiekturë tipike jug-europiane dhe 35 kisha në zonën përreth, plantacione ullinjsh e agrumesh, breza të gjatë rëre të bardhë, shumica e të cilave janë ende të paeksploruar. Në jug të plazhit kryesor është Shpella e Piratëve, një e çarë natyrore në një shkëmb thikë mbi det, e bërë e famshme nga një libër i shkrimtarit shqiptar Petro Marko.

Korça

E njohur shpesh me nofkën “djepi i kulturës shqiptare”. Vizitoni kishat e Korçës, përfshirë Katedralen Ortodokse dhe xhaminë e Iljaz bej Mirahorit, një nga më të vjetrat në Ballkan, si dhe Muzeun Kombëtar të Artit Mesdhetar dhe Muzen Kombëtar Arkeologjik, për të shijuar kulturëmn shqiptare. Aventurierët mund të shkojnë në malet e mahnitshme të Moravës, rreth Korçës.

Shkodra

E themeluar në shekullin e katërt, Shkodra është ndër qytetet më të vjetër dhe shtrihet në skaj të liqenit të Shkodrës, ku bashkohen tre lumenj, Drini, Buna dhe Kiri. Një nga desrtinacionet më tërheqës është Kalaja e Rozafës, e cila ofron pamje mahnitëse të peizazhit. Ura e Mesit, një urë e bukur grui ndërtuar në shekullin e 18-të mbi lumin Kir, është një tjetër vend që ia vlen të vizitohet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama